Ban: Do të doja që sekretari i përgjithshëm i KB-së të jetë femër

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Mun deklaroi se dëshiron që pasardhësi i tij të jetë femër, që do të jetë hera e parë nga formimi i Organizatës Botërore.

Ai citoi se për zgjedhjen e saj në KB do të vendosë Këshilli i Sigurisë prej 15-anëtarësh.

Deri tani për pasardhësin e Ban janë kandiduar gjashtë burra dhe pesë gra.

“Ka shumë femra lidere në qeveritë kombëtare dhe në organizata të tjera apo  në biznes, politikë, kulturë dhe në sfera të tjera. Nuk ka arsye që të mos jetë kështu edhe në KB”, theksoi Ban.

Nuk ka afat përfundimtar për nominimin e kandidiatëve për sekretar të përgjithshëm të KB-së dhe përmenden emrat edhe të dy femrave -kancelares gjermane Angela Merkel dhe eurokomisares për buxhet Kristina Georgieva.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button