NASA: Korriku – muaji më i ngrohtë në Tokë që kur maten temperaturat

Administrata kombëtare për aeronautikë dhe hapësinore (NASA) njoftoi se korriku ka qenë muaji më i ngrohtë në planetin Tokë prej kur maten temperaturat.

Temperaturat në muajin e fundit kanë qenë për 0,84 gradë Celsius nën mesataren, ndërsa për 01, gradë mbi rekordin e deritanishëm nga korriku i vitit 2011.

NASA paralajmëron se rritja dramatike e temperaturave në 50 vitet e fundit pothuajse me siguri do të bëjë që viti 2016 të jetë më i ngrohti deri më tani, ndërsa ky trend mund të vazhdohet edhe në vitet e ardhshme.

Dëshmi që tregon pasojat e ngrohjes globale është edhe fakti se në 15 muajt e fundit gjithmonë është vendosur rekord i ri, që nuk është vërejtur nga viti 1880 që kur ndiqen temperaturat.

Temperatura mesatare vjetore e Tokës ka qenë 16,4 gradë Celsius, që është për 0,9 më e lartë se mesatarja.

Me marrëveshje ndërkombëtare nga viti 2015 është vendosur qëllim që të pengohet ngrohja e Tokës për 1,5 gradë.

Niveli i akullit në Oqeanin e Ftohtë Verior gjithashtu është ulur në nivel rekord.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button