Kryetari i qytetit të Shkupit shtron darkë për ekipin e shpëtimit nga Stambolli

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, dje organizoi një darkë për ekipin e shpëtimit që mbërriti nga qyteti i Stambollit, dhe në mënyrë aktive janë përfshirë në menaxhimin dhe normalizimin e situatës pas përmbytjeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Trajanovski shprehu mirënjohjen e tij për ndihmën që ekipet e shpëtimit të Stambollit po japin në terren në këto momente të vështira për Shkupin, duke dëshmuar sipas tij humanizëm, guxim dhe solidaritet të madh. Ai i përcolli mirënjohje edhe kryebashkiakut të Stambollit, Kadir Topbas, për dërgimin e ndihmave dhe mbështetjen e madhe për Shkupin.

Në Shkup aktualisht 5 ditë me radhë po qëndron ekipi 32 anëtarësh me 11 makineri të ndryshme nga Stambolli duke ofruar ndihmë për normalizimin e situatës pas përmbytjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button