Sulm ndaj një tregu në Halep, 20 të vdekur dhe 25 të plagosur

Si pasojë e sulmit nga avionët luftarak të ushtrisë siriane dhe të Rusisë, sipas vlerësimeve të para kanë humbur jetën 20 persona, ndërsa janë plagosur 25 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga zyrtarët e mbrojtjes civile, mësohet se avionët luftarak të regjimit të Bashar Al-Asadit dhe të Rusisë ndërmorën tre sulme ajrore në një vend tregu në lagjen Tarik el Bab të Halepit, që gjendet nën kontrollin e opozitarëve.

Si pasojë e bombardimit sipas vlerësimeve të para kanë humbur jetën 20 persona, mes të cilëve gjenden gra dhe fëmijë, ndërsa janë plagosur 25 të tjerë.

Zyrtarët theksuan se nga sulmi janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale, ndërsa zjarri në disa vende pune është shuar nga ana ekipeve të mbrojtjes civile.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button