Shojgu: Rusia dhe SHBA-ja mund të fillojnë sulme të përbashkëta në Alepo

Rusia dhe SHBA-ja janë para lidhjes së një marrëveshjeje për fillimin e aksioneve të përbashkëta ushtarake kundër xhihadistëve në qytetin verior sirianë Alepo, deklaroi sot ministri rus i Mbrojtjes, Sergej Shojgu.

“Gjendemi në fazën aktive të bisedimeve me kolegët tanë amerikanë”, tha Shojgu.

Ai theksoi se përderisa arrithet marrëveshje për operacion të përbashkët amerikano-ruse kundër grupit të xhihadistëve Shteti Islamik (SHI) ato nuk do të përkufizohen vetëm në rajonin e Alepos.

“Marrëveshja do të na mundësojë që të fillojmë bashkërisht të luftojmë kundër ekstremistëve, me qëllim që të sjellim paqe dhe të munden njerëzit të fillojnë të kthehen në shtëpitë e tyre”, theksoi Shojgu.

Ai shtoi se Rusia edhe më parë ka inicuar bashkëpunim eventual ushtarak me SHBA-të në Siri, por se administrata amerikane dhe Forcat e bashkuara kanë reaguar skeptikisht ndaj ideve të tilla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button