Thaçi zhvilloi takim me këshilltarin e presidentit Obama, Kupçan

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, sot në Ambasadën e SHBA-së në Shkup zhvilloi takim me këshilltarin të presidentit të SHBA-së, Barak Obama për zbatimin e politikave Evropiane, Çarls Kupçan, ku është biseduar për situatën aktuale politike në vend, integrimet euroatlantike, si dhe për zhvillimet rajonale.

“Interesimi kaq i madh i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zyrtari i lartë i Presidentit Obama, shefi i komisionit për siguri nacionale, shprehi shumë interesim që ne ta përshpejtojmë procesin e reformave dhe sa më shpejtë të trokasim në dyert e NATO-s. Pozicioni i Partisë Demokratike Shqiptare ngel edhe më tutje i tillë – fuqizimi i shqiptarëve në Maqedoni në vendimmarrjet institucionale, është fuqizim i dorës së perëndimit brenda Maqedonisë”, deklaroi Thaçi pas takimit në prononcim për media.

Në pyetjen gazetareske se a u zhvillua takimi bashkërisht me liderët tjerë dhe se a pritet të ketë zgjedhje në dhjetor, lideri i PDSH-së theksoi se takimet kanë qenë ndaras dhe se sipas tij nuk do të ketë zgjedhje.

Në pyetjen gazetareske se pse si lider i opozitës nuk vizitoi rajonet e vërshuara, Kryetari Thaçi u përgjigj:

“Si gjithmonë, unë e mbajë atë qëndrim, ndoshta ndokujt nuk i pëlqen, i kërkoj ndjesë, por nuk dua të jem pjesë e marketingjeve bajate në kuadër të fatkeqësive të njerëzve. E dyta, aq e kam takatin, jam opozitë, nuk mund vetëm të shkojmë t’i përkëdhelim njerëzit. E treta mendoj se betejën e vërtetë institucionale si parti politike jemi duke e bërë. Ne nuk kërkojmë prej Qeverisë, nga këto shqiptarë që janë në qeverisje të bëjnë luftë me Zotin dhe t’i parandalojnë fenomenet natyrore, megjithatë çështja e kanalizimit atmosferik është një çështje shumë e prekshme, çështja e një kanali tjetër që është propozuar nga ana e deputetëve tonë pa ndërprerë në kohët e miratimit të buxheteve është evidente. Unë mendoj se nuk është bë aq sa duhet dhe ne do të përkujdesemi, do të jemi kujdestarë të atyre njerëzve që qeveria t’i përmbushë të gjitha këto premtime, mos të ngel si në të kaluarën premtim dha ata të ngelin pa asnjë lek”, theksoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button