Zjarr masiv në Kaliforninë veriore, evakuuohen 4.000 persona

Katër mijë njerëz janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre pasi një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer sërisht në pjesën veriore të Kalifornisë

Banorët në Lowelake dhe Clearlake janë evakuuar në mënyrë masive, raporton “CCN”.

“Zjarri ka vepruar në mënyrë agresive drejt veriut dhe ka alarmuar komunitetet e banorëve pranë Lowlake dhe Clearlake,” tha Cal Fire nga qendra e raportimit të fatkeqësive natyrore.

Epiqendra e flakëve ndodhet rreth 130 milje në veri të San Franciskos.

Zjarri, i njohur si “Clayton”, ka djegur 3.000 hektarë deri tani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button