Kosovë, ja çfarë thotë Dosja e 10 e “shefave” (VIDEO)

Kërkesat e Kadri Veselit për Adem Grabovcin ishin urdhra. Shefi i Shefave, Veselin e kishte shef. Kështu e quante dhe sillej para tij. Ai nuk i kundërshtonte ato që i thoshte Veseli. “U bo shef”, ishte përgjigja më e zakonshme. Kishte momente kur puna e Grabovcit nuk i përlqente Veselit. Në këto raste, Grabovci merrte qortime. Insajderi sjellë shtatë biseda telefonike të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli dhe nënkryetarit, Adem Grabovci.

Edhe Shefi i Shefave kishte Shef. Madje dy. Pos Hashim Thaçit, Adem Grabovci, i rrinte gatitur edhe Kadri Veselit, ani se në kohën kur po kryhej përgjimi, Veseli nuk kishte asnjë funksion publik.

Shërbimin Informativ të Kosovës, kishte deklaruar tri vjet më parë se e kishte shuar, e në PDK nuk ishte anëtarësuar zyrtarisht.

Megjithatë, përgjimet e siguruara nga Insajderi dëshmojnë se Veseli, aktualisht kryetar i partisë më të madhe në vend, dhe kryetar i Kuvendit të Kosovës, ishte shumë aktiv në prapaskenën e  jetës politike dhe në vendimmarrje.

“Ti i merr vendimet, unë i zbatoj”, i thoshte Grabovci Veselit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button