Përmbytje në SHBA, disa të vdekur

Njoftohet se nga përmbytjet e ndodhura si pasojë e shirave të dendur në shtetin Louisiana të SHBA-ve kanë humbur jetën 3 persona, ndërsa një tjetër rezulton i zhdukur, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët njoftuan se shirat në këtë vend kanë dëmtuar mijëra shtëpi dhe shumë automjete, ndërsa në disa vende si pasojë e daljes së lumenjve nga shtrati i tyre niveli i ujit është rritur deri në 60 centimetra.

Autoritetet të cilët theksuan se si pasojë e përmbytjeve kanë humbur jetën 3 persona, konfrimuan se dhe një person është humbur. Zyrtarët gjithashtu theksuan 20 mijë persona janë evakuuar në vende të sigurta.

Ndërsa Prefekti i Louisiana-s John Bel Edwards, shpalli gjendjen emergjencës si pasojë e përmbytjeve.

Edwards i cili kërkoi ndihmë nga Instituti i Menaxhimit të Gjendjes Emergjente Federale (FENA), theksoi se ende ka rrezik. Ai gjithashtu bëri paralajmërim që niveli i ujit në disa rajone mund të rritet.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button