Pse Fahri Xharrës i pengon identiteti mysliman i U.Ç.K.-së?

Një shkrim që lexova para pak ditësh, nga Fahri Xharra, i cili ishte publikuar në vitin 2011, si zakonisht pash qëndrimin islamofobik të tij në lidhje me luftën e Kosovës në 1999. Këndvështrimi i tij ishte tejet nacionalist, aq nacionalist saqë fyerjet ndaj Islamit, këta individ, i kanë bërë kodeks ditor. Ajo se çfarë është munduar të dëshmon z. Xharra është se, kinse, lufta e Kosovës nuk kishte asnjë kuptim fetar, por ekskluzivisht kombëtar. Arsyja se pse ai deklaron kështu, është se ajo luftë nuk mund të katolizicohet, në mënyrë që Evropa të na e merr lakmi, kështu që të paktën, mos të jet Islame, por kombëtare. Në këtë shkrim do të mundohem t’i shtjelloj disa gjëra në lidhje me këtë cështje, e cila është bërë nxitës kryesor i disa debatëve të ditëve të sodit. Kolumnet që ai ja servon popullit të tij, me dominancë myslimane, janë të njejta si sulmet e Wafa Sultanes apo Ali Sinas ndaj popullit të tyre mysliman.

Ne që i kundershtojmë ata, jemi “flliqtana” që kemi ardhur pas luftës, kurse ata janë rilindas dhe atdhedashës. Pra, në një farë mënyrë, ata luajnë rolin e super-heronjëve për mbrojtjen e popullit nga gogoli, kurse në të vërtetë ata janë pjesë e një komploti anti-shqiptar, për të cilën poashtu tregon dhe Miroljub Jetvic. Ndërkohë që identiteti mysliman shqiptar nuk mund të mohohet, sepse, dukshëm, ka qenë i pranishëm gjatë çdo periudhe pas pranimit të islamit, tipat si ky i fundit, mundohen që të na krijojnë neve shqiptarëve një identitet te ri, me mix kulturash dhe traditash me prejardhje perëndimore. Ashtu siç ata favorizojnë dhe vlerësojnë simbolin e Gjergj Kastriot Skenderbeu-t, i cili mori nofken “Atlet i Krishtit” nga Papa Nikolla V, si një mbrojtes të civilizmit perëndimor dhe, në të njejtën kohë edhe të krishterimit, ashtu kemi të drejtë edhe ne(shqiptarët mysliman) t’i konsiderojmë luftëtarët e U.Ç.K-së, të cilët ranë dëshmorë për mbrojtjën e popullit shqiptar. Në qoftë se lufta e Skenderbeu-t ishte luftë fetare, për mbrojtjen e krishterimit, atëherë ku qëndron problemi? Pse të mos guxojmë ne sot t’a themi të njejtën gjë për U.Ç.K.-në?  

Padyshim se lufta e 99-ës kundër pushtetit serb kishte motivime kombëtare, por mos t’i harrojmë edhe ato fetare. Sot mund të gjejmë me qindra apo mijëra fotografi të luftës së Kosovës, në të cilat dëshmohët se gjatë luftës besimtarët kryenin namazin, festonin Bajramin bashkë dhe shkonin në front me gishtin tregues, duke simbolizuar se “All-llahu është një”. Ashtu siç tregon edhe vetë Fahri Xharra ne shkrimin e tij, domethënë se vendet myslimane kanë bërë thirrje për xhihad në Kosovë kundër serbëve, mirëpo, qëllimisht apo nga mosnjohuria, ai nuk përmend faktin se vendet myslimane të Lindjës së Mesme ishin poashtu disa prej donatorëve më të hershëm dhe më të mëdhenjë të popullit kosovar. Në lidhje me këto ndihma, na bënë të ditur më gjerësisht Dalinda Hanley, redaktore e lajmëve të “Washington Report on Middle East Affairs”, e cila tregon se ndihmat e vendeve myslimane janë mbajtur të fshehura nga mediat. 

Armiqësia e serbëve kundër shqiptarëve, dhe myslimanëve në përgjithësi, erdhi si pasojë e një keqadministrimi nacionalist, në fund të shekullit të 19-të, kur popujt në Perandorinë Osmane, suleshin kundër saj pa kurrfarë arsyetimi, me justifikimin se ata duan të krijojnë shtetin e tyre, sepse propaganda nacionaliste këto gjëra i mbjellte në vendet që planifikoheshte t’i ndanin nga osmanlijtë. Siç shkruan dhe John Mill, duke iu referuar revoltave serbe, në librin e tij “Ottomans in Europe”, tregon se serbët filluan ti sulmojnë osmanët edhe pse nuk kishte nevojë për luftë. Kështu vepruan edhe me ne shqiptarët, shembull e kemi vitin 1912 apo vitin 1999 , por gjithashtu, serbët i trajtuan kështu edhe boshnjakët. Edhe pse ata gëzonin gjitha të drejtat, serbët filluan t’i sulmojnë osmanët, duke vrarë njerëz të pafajshëm si: civil, fëmijë, gra dhe pleq. Pasi që shqiptarët ishin të vetmit që ende ishin pjesë e pushtetit Osman, popujt fqinjë mendonin çdo moment sulmin ndaj saj, me qëllim që të përfitojnë të gjithë një copëz nga ajo. 

 Shqiptarët ishin kryesisht mysliman, dhe krijimi i shtetit shqiptar parashikohej si krijimi i një shteti mysliman në Evropë. Serbët këtë gjë e quanin anakronizëm, dhe lufta ndaj shqiptarëve mysliman shihej si një luftë për hakmarrje ndaj turqve/myslimanëve, kështu deklaroheshin shumë komandantë dhe poet serb, kur marshonin në luftë kundër shqiptarëve dhe turqve. Ky agresivitet mund përkufizohet edhe si një lloj urrejte nga “dajaku” apo “shtypja” 500 vjeçare, e popujve jo-myslimane nga osmanët/myslimanët.  

Më 8 tetor 1912, Mali i zi i shpall luftë Turqisë, që nënkupton dhe trojeve shqiptare që ishin ende pjesë e perandorisë, kështu që këtij rreziku i kanoseshin dhe shqiptarët. Kësaj lufte i bashkangjitet edhe Serbia, me 30.000 ushtarë. Me bashkëpunimin e këtyre dy shteteve, krijuan një alencë serbo-malezeze. Kur forcat serbo-malezeze pushtonin trojet myslimane, siç kemi dëshmitë nga dëshmitarët okular, si Leo Freundlich, B.Peel Willett, Leon Trotsky, e të tjerë, tregojnë për masakra të tmershme që iu nenshtruan myslimanët, dhe tregojnë për konvertime me dhunë, rrënime dhe djegie të shtëpive, xhamive, tortura të ndryshme, e të tjerë. Pas një beteje të përgjakshme të Kumanovës, serbët e morrën Shkupin pa luftë, duke vrarë rreth 2 mijë njerëz të pafajshëm, ku u kapën peng Idriz Seferi dhe Hasan Prishtina. Këto masakra i pranon dhe një ushtar serb në një letër, e cila u botua me 22 tetor 1913, dhe tregon shqetësimin e tij rreth kësaj lufte, ashtu siç mund të tregon sot ndonjë serb i penduar, siç kemi sot rastin e Zoran Rashkoviqit, që u deklarua në emisionin “Jeta në Kosovë”.Beteja e cila rezultoi si një hapësirë e gjerë studimi, dhe për të cilën është shkruar mjaftë për të, është Beteja e Shkodrës. Është një betejë shumë e rëndësishme, ku bëhej fjalë për ekzistencën e shqiptarëve të mëtutjeshme. Si një luftë me motivime fetare që ishte, ajo u zhvillua midis forcave shqiptaro-turke, kundër pushtuesve serbo-malezez dhe fiseve katolike shqiptare, te cilët luftuan poashtu kundër osmanëve, më parë, në krye me Ded Gjo Lulin. Kjo është një betejë që dëshmon se shqiptarët me turqit e konsideronin njëri-tjetërin vëllezër. Beteja zgjati diku rreth gjashtë muaj dhe, si më të përmendur, në udhëheqjën e saj ishin Hasan Riza Pasha, i cili rra dëshmorë në atë luftë, Esat Pashë Toptani, Haxhi Qamili, Mehmet Kavaja, Osman Bali e shumë të tjerë. Në këtë betejë, pala shqiptaro-turke humbi shumë ushtarë, e njëjta gjë ndodhi edhe nga pala serbo-malezeze. Pas gjithë këtyre, u pa e nevojshme që Shkodra të dorëzohej, në mënyrë që të mos pësojnë më shumë dëme, shqiptarët, por poashtu edhe turqit, kurse pas një muaje Shkodra i’u rikthye përsëri Shqipërisë. 

Nuk është vetëm Beteja e Shkodrës, që ishte luftë fetare, luftë fetare ishte dhe lufta revolucionare greke, luftë fetare ishin dhe shumë beteja të tjera midis Perandorisë Osmane dhe forcave krishtere evropiane. Shqiptarët pas gjithë këtyre gjërave, shpëtuan disi, dhe deri në luftën e dytë botërore, kur kishin mundësi serbët bënin spastrim etnik, dhe shqiptarët vriteshin ose detyroheshin me dhunë të shpërngulen nga vendbanimet e tyre. Nazistët, për të sunduar sa më shumë popouj, ata dërgonin agjentët e tyre në cdo shtet, për t’ua lehtësuar sundimin e tyre. Në vitin 1941, Gjermania dhe Italia e pushtuan Jugosllavinë, dhe si armiq të tyre që i kishin sllavët ortodoks, ata krijuan një shtet kukull, duke bashkuar Kroacinë, Bosnia dhe Hercegovinën, dhe disa pjesë të Sërbisë. Pasi që u krijua ky shtet kukull, me ndihmën e regjimit të Ustashëve në krye me Ante Paveliç, u fuqizua programi nazist gjerman, për dëbimin e çifutëve por edhe për de-ortodoksizmin e popullatës. Serbët dhe çifutët filluan të dëbohen nga vendi, dhe në këtë mënyrë ortodoksia po minimizohej kurse katolicizmi po ekspansonohej. Qëllimi i fashistëve ishte që Shtetin e Kroacisë, ta shndërrojnë në një shtet të paster katolik dhe kroat. Kështu vepruan edhe me kosovarët, kur nazistët krijuan divizionin SS Skënderbeg në vitin 1944, e cila komandohej nga August Schmidthuber dhe Josef Fitzthum, edhe në Kosovë u persekutuan serbët dhe çifutët, dhe kjo nga kosovarët shihej edhe si shenjë hakmarrje ndaj masarkave të shumta që iu bënë ndër dekada.  

Më vonë, pas vitit 1945, pasi nacizmi dhe fashizmi u shkatërruan, iu hap rruga komunizmit. Regjimi socialist u përhap në shumë vende, ne shqiptarët i dhuruam kësaj ideologjie një komunist të madh si Enver Hoxha, që i shpalli luftë Zotit, duke e shpallur shtetin ateist dhe duke mbyllur kisha dhe xhamia. Ky njeri, njihet nga bota si një diktator që e malltretoi popullin e tij, për të vetmen arsye që populli t’i praktikon ideologjitë e tij, dhe për t’i siguruar pushtet. Shqiptarët që mbetën nën sundimin enverist, u masakruan ekonomikisht dhe psiqikisht, dhe besimtarët rriheshin dhe vriteshin, kurse shqiptarët e Kosovës, gëzuan një farë autonomie nga Jozip Broz Tito nga viti 1974. Pas vdekjes së Titos, u ringjall brutaliteti serb, dhe Jugosllavia filloi të influencohet nga nacionalizmi serb, dhe si pasojë e diskrimineve të etnive që ishin ende pjesë e Jugosllavisë, pati demonstrata të shumta. Ato më pas eskaluan në luftra. Në Slloveni pati një luftë 10 ditëshe, kurse lufta në Kroaci dhe Bosna dhe Hercegovinë ishte më e rëndë. Lufta kundër kroatëve dhe boshnjakëve, ishte një luftë me pretekstin e hakmarrjes për çështje historike. Serbët nuk i donin kroatët si katolik, dhe i masakruan si hakmarrje ndaj Ustashës, kurse boshnjakët i vranë si hakmarrje ndaj turqve, siç deklaroheshin dhe komandantët serb, si Ratko Mladiç. Sllobodan Millosheviç, thoshte se kjo është një luftë për shkeljen e islamit nga Sarajeva deri në Mekë. Me këto fjalë, ai parashikonte edhe gjenocidin ndaj popullit kosovar.   

Në Kosovë pati një zinxhir demonstratash për shkak pakënaqësive të tyre, në 1981-1990, dhe u shtypën brutalisht nga shërbimi policor serb, duke u burgosur, rrahur dhe vrarë. Me dhjetra apo qindra kosovar u vranë nga revolta nëpër demonstrata, rreth 3500 kosovar ishin të burgosur, dhe me mijëra nxënës dhe student të helmuar. Spitalet patën një situatë tepër të vështirë, për ta shpëtuar jetën e mijëra të rinjëve shqiptar. Ishte një periudhë shumë e vështirë për të qëndruar i qetë në ato rrethana, kështu që, pas malltretimeve të shumta, u krijua dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Një prej themeluesve të saj ishte kryetrimi Adem Jashari. Stacionet policore serbe, iu nënshtruan atentateve të njëpasnjëshme nga Adem Jashari, i cili për një kohë ishte azraili i serbëve. Familja e Jasharajve, ishte një familje fetare, ku dhe Shaban Jashari, babai i Adem Jasharit, e kishte të kryer medresenë në gjuhën arabe në Mitrovicë. Forcat serbe, e rrethuan shtëpinë e Jasharajve, me 7 mars 1998, nga spiunazha që iu bë nga fqinjët e tij. Ai ra dëshmor me 20 anëtar të familjes, në orët e mëngjesit, pas ngrënjes së syfyrit, siç tregon dhe Zahide Jashari. Vrasja e tyre, ishte edhe një provokim dhe nxitje për shqiptarët, në luftë kundër pushtetit serb. Shqiptarët u revoltuan në masë, dhe u bashkuan me U.Ç.K.-në. Përveç shqiptarëve të Kosovës, kishte dhe shumë ushtar që vinin nga Maqedonia dhe Shqipëria. Rreth 30 hoxhallar mendohet të jenë vrarë në luftë, dhe shumë hoxhallar të tjerë i kemi sot gjallë, si Fatmir Latifin, një invalid të luftës, Shefqet Krasniqi, i cili i la studimet në Siri për t’iu ndihmuar kosovarëve në luftë, Ekrem Avdiu, e të tjerë. Duke mos harruar dhe hoxhen Jakup Asipi, i cili ndërroi jetë në vitin 2006, në një aksident rrugor.

Fahri Xharra, që e ka ndarë botën në dysh, atë lindore e shikon si anti-shqiptare, dhe te demshme, kurse atë perëndimore si të përparuar dhe pro popullit shqiptar. Ai qëllmisht, në shkrimin e tij, tregon se shqiptarët iu bashkangjiten luftës nga “Amerika, Gjermania, Franca, Zvicra, Britania e Madhe”, kurse shqiptarët që vinin nga vendet tjera nga Turqia apo Siria, nuk i permend fare. Vet fakti se, në luftën e Kosovës, ishin të involvuar jo-shqiptar mysliman nga Siria, Jemeni, Arabia Saudite, Turqia, e të tjerë, aludon se kjo luftë kishte dhe motivime fetare. Dhe këtë Fahriu e din shumë mirë, sepse këtë e pohojnë dhe mediat e asaj kohe, si për shembull “Catholic World News”.  

Ndërkohë që në ushtrinë serbe rradhiteshin mercenarët rus, në ushtrinë tonë erdhën për ndihmë dhe mysliman jo-shqiptar nga shumë vende të ndryshme. Abdylkadër Haktanër, në librin e tij “Mehmet Akif Ersoy”, tregon për shumë turq që i ka takuar, dhe i kanë thënë se “ne shkuam t’iu ndihmojmë vëllezërve tanë shqiptar kundër serbëve, kurse U.Ç.K.-ja na ktheu prap, duke na thënë se ne luftojmë për komb jo për fe”. Kurse ata komandant, që thonin kështu, shumë prej tyre sot i kemi në pushtet, dhe si duket, Fahriu na flet për bandën e Hashim Thacit, dhe ne e dimë të gjithë se cfarë hajdutësh janë ata, shkaktarë të korrupsionit të sotshëm, dhe dihet se ishin njerëz që përfituan nga lufta për çështje personale. Jo gjithë ushtria e U.Ç.K.-së i kishte bindjet e njejta dhe botkuptimet e Ramushit dhe Hashimit. Shpesh herë ne shqiptarët jemi përfaqësuar nga njerëz që populli jonë është krejtësisht i ndryshëm nga ata, dhe se pakica ka vendosur për fatin tonë. Konkluzioni im rreth kësaj lufte është se, lufta ishte kombëtare dhe fetare. Ndërkohë që gazeta Express, e shpall veteranin e luftës Fuad Ramiqin, agjent serb, unë nuk do të nguroj ti përmend fondamentalistët katolik si Kastriot Myftaraj dhe Anton Kcira, të cilët vrasjen e myslimanëve boshnjak dhe shqiptar e shohin si të arsyeshme. Apo ata katolik kosovar që gjatë luftës së Kosovës, thonin se “ne jemi me Millosheviçin dhe Jugosllavinë”, dhe që luftuan disa prej tyre bashk me serbët. Pse këta nuk akuzohen sot agjent të Serbisë, por mu bash veteranët e luftës? Agjent të serbëve kemi në pushtet, e jo te veteranët e luftës, ku shumica prej tyre jetojnë në varfëri, ose janë të burgosur. 

Fanatikët katolik, si Fahri Xharra, sulmojnë shaminë, edukatën fetare, historinë myslimane, praktikuesit e islamit, dhe shumë gjëra të tjera islame, dhe ai normalisht se nuk do ta pranon myslimanizmin e luftës së U.Ç.K.-së, e cila është një luftë më e freskët, dhe nuk do ta pranon atë ai si islame, sepse nëse ai e fyen dhe atë, ai atëherë nuk ka pse e quan më veten shqiptar.

Fakti se në ushtrinë e U.Ç.K.-së rradhiteshin një numër shumë i vogël i shqiptarëve katolik, ai kërkon për këte arsye që ta de-islamizon atë, islami ia vret syrin atij.

Njerëzit si Fahri Xharra, në shumë raste na shiten si hoxhallarë, kur mendojnë se mund të flasin rreth dispozitave të islamit. Ai, si dhe çdo fanatik katolik tjetër, që sulmojnë gjithcka islame, xhihadin e kuptojnë si terrorizëm. Xhihad, në gjuhën islame, domethënë “luftë në rrugën e Allahut”, për ta kuptuar Fahriu se cfarë domethënë “luftë në rrugën e Allahut” duhet ti lexon disa faqe nga Kurani, apo nga jeta e Muhamedit s.a.v.s.

“Luftë në rrugën e Allahut”, domethënë të luftosh për mbrojtjen e popullit tënd, nëse sulmohet nga jashtë. Nuk domethënë, as kamikaz, as kanibalizëm, dhe as vrasja e njerëzve të pafajshëm, siç pretendojnë të paditurit.

Ne sot kemi komandant si Samidin Xhezairi (Komandant Hoxha), i cili na tregon se për çka luftuan me të vërtetë ushtarët e U.Ç.K.-së, kurse për ata “komandant” të tjerë, që janë puthadorë dhe rob të parasë, nuk kemi nevojë t’i ndëgjojmë ulërimat e tyre kundër myslimanëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button