Përmbytjet në Mianmar shkaktojnë tetë të vdekur

Së paku tetë persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në Mianmar të cilat kanë detyruar rreth gjysmë milion njerëz të braktisin shtëpitë e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Reshjet e mëdha të shiut të cilat përfshinë rajonin më 30 qershor kanë rezultuar me përmbytje në nëntë rajone të shtetit, ndërsa dalja nga shtrati e tre lumenjve kryesor ka ndikuar dukshëm në përkeqësimin e situatës.

Ministria për Mirëqenie Sociale deklaroi të shtunën se aktualisht llogaritet të kenë humbur jetën tetë persona, ndërsa mbi 430.000 të kenë braktisur shtëpitë e tyre.

Edhe pse niveli i ujit ka filluar të bie në disa rajone, numri i viktimave sa shkon e rritet pasi përmbytjet janë duke lëvizur në pjesën jugore të shtetit.

“Ultësirat në Mianmar po përballen me përmbytje të rënda”, deklaroi për AA, sekretari i përhershëm i ministrisë, Soe Aung.

Përmbytjet në Mianmar janë dukuri e zakonshme gjatë sezonit të shirave monsun, ku si pasojë vitin e kaluar humbën jetën rreth 100 njerëz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button