Kryetari i komunës së Selanikut ofroi ndihmë për viktimat nga stuhia

Me rastin e stuhisë katastrofale që kaploi rajonin e Shkupit, telegram ngushëllimi presidentit të Republikës së Maqedonisë Gjorgje Ivanov dërguan presidentë të disa shteteve nga rajoni dhe bota, kumtoi sot Kabineti i tij.

Ngushëllime për viktimat në stuhi dje dërgoi edhe kryetari i komunës së Selanikut, Janis Butaris.

“Të jeni të bindur se komuna e Selanikut edhe krahas ngarkesës së madhe për sigurimin e ndihmës humanitare për disa mijë emigrantë dhe refugjatë, është e gatshme dhe ka vullnet të bashkëçunojë me institucionet kompetente të vendit tuaj, me qëllim të lehtësimit dhe ndihmës për qytetarët e prekur nga stuhia. Do ta vlerësonim përderisa i theksoni nevojat konkrete nag ndihma jonë dhe mënyrën për mbështetje të cilat i vlerësoni si më përkatëse që të jemi më efikas dhe të suksesshëm”, shkruan në telegramin e kryetarit të komunës së Selanikut Butaris.

Ngushëlime familjeve të viktimave nga fatëkeqësia elementare ka shprehur edhe presidenti i Republikës së Bullgarisë Rosen Plevneliev, duke theksuar se tragjeditë të këtij lloji tregojnë se sa është e rëndësishme të jemi të bashkuar në momente të vështira.

Shprehje të solidaritetit dhe ngushëllimit dërgoi edhe kreu i shtetit të Republikës së Shqipërisë, dhe njëherit shprehu gadishmërinë të ndihmojë Republikën e Maqedonisë, për tejkalimin e pasojave nga stuhia me bilanc tragjik.

Ngushëllime familjeve të viktimave dhe mbështetje për tejkalimin e gjendjes tragjike, në emër personal dhe në emër të popullit slloven dërgoi edhe presidenti i Republikës së Sllovenisë Borit Pahor.

Shprehjet e keqardhjes dhe ngushëllime për familjet e viktimave dhe të lënduarve nga stuhia dërgoi edhe Republika e Turqisë, Republika e Polonisë, Republika e Kroacisë, Hungaria, Bosnja e Hercegovina, Vatikanit, Republikës së Bjellorusisë, Mbretëria e Marokut si dhe Drejtori i Përgjithshëm i UNESCO-s Irina Bokova. Në një bisedë telefonike me presidentin Ivanov, ngushëllime për viktimat dërgoi edhe presidenti malazez Filip Vujanoviç, kumtoi Kabineti i presidentit të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button