Mali i Zi dërgoi ndihmë financiare dhe humanitare për Maqedoninë

Qeveria e Malit të Zi ndau 200 mijë euro ndihmë për viktimat nga stuhia dhe vërshimet që kapluan Republikën e Maqedonisë.

Ambasada e Malit të Zi kumtoi se 100 mijë euro janë ndihmë financiare që është e dedikuar për rezerva buxhetore të Maqedonisë, ndërsa 100 mijë euro janë ndihmë humanitare, pajisje mjekësore dhe intendante.

Ndihmën e përgaditën disa institucione – Ushtria e Malit të ZI, Drejtoria për situata të jashtëzakonshme pranë MPB-së dhe kryeqyteti Podgoricë, ndërasa në thirrje të kryeministrit Milo Gjukanoviq u përfshirën edhe disa kompani private nga Mali i ZI.

Ndihma humanitare është ngarkuar në gjashtë kamionë, dhe përbëhet prej 62.9 tonë ujë në shishe, 300 konzerva me ushqim, 50 komplete ushqim për fëmijë dhe pelena, 1000 litra mjete për dezinfektim, 300 pako detergjent, 10 pako për higjienë, 20 tenda, 1000 thasë për të fjetur, 2100 lopata, 5000 peshqirë, 100 mantela për shi, 2000 çanta policore, 50 lese për të lënduarit, 100 palë çizme të gomës dhe 400 batanije.

Karvani humanitar nga Mali i Zi pritet të arrij në vendkalimin kufitar Qafa e Thanës sot rreth orës 12 në mesditë, ndërsa do ta presë ambasadori i Malit të Zi në Maqedoni Predrag Mitroviq dhe sekretarja e parë në Ambasadë Jelena Milaçiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button