Fillojnë të mbërrijnë ndihmat në Halep

Njoftohet se pas thyerjes së rrethimit të Halepit në veri të Sirisë kanë mbërritur ndihmat humanitare dhe produktet themelore ushqimore në rajonet nën kontrollin e opozitarëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Jasir Ebu Ammar, një prej aktivistëve të mediave lokale në Halep në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se ndihmat kanë mbërritur në qytet nga rajoni Ramuse të cilin opozitarët javën e kaluar arritën ta merrnin nën kontroll rajonin.

Ai ka vënë në dukje se me përpjekjen e organizatave të ndihmave humanitare dhe të tregtarëve në qytet është mundësuar fillimisht hyrja e produkteve themelore ushqimore. Ebu Ammar ka htuar më tej se “Në tregjet nën kontrollin e opozitarëve tashmë gjendet çdo lloj i frutave dhe perimeve. Edhe organizatat humanitare kanë dërguar miell në rajonet opozitare.”

Ndër të tjera Ammar ka shtuar se avionët luftarakë të regjimit dhe të Rusisë kanë vazhduar sulmet teksa mbërrinin ndihmat.

Ushtria Fetih javën e kaluar në një operacion të ndërmarrë në jug të Halepit arriti të thyejë rrethimin e forcave të regjimit dhe mori nën kontroll shkollën e artilerisë dhe rajonin Ramuse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button