Hasanbeg, rastet e para me sëmundjet ngjitëse!?

Zonat e prekura nga vërshimet janë burim i të gjitha infeksioneve. Kështu konsideron mjeku Fadil Cana sipas të cilit vendet pas vërshimeve janë një rezervuar i mundshëm prej ku mund të shpërthejnë epidemi të ndryshme, transmeton Alsat-M.

Sipas Canës parandalimi sa më i shpejtë do të ishte zgjidhja e vetme për të shpëtuar nga kjo gjendje. Ndërkaq bartja e infeksionit thotë se mund të bëhet nga çdo objekt i vogël.

“Bartja e sendeve nga një vend në një vend tjetër është gjithashtu brengosëse pasi sendet mund të jenë të kontaminura dhe paraqesin burim të infeksioneve. Mënyrat e transmetimit mund të jenë të ndryshme, nga ajri, uji dhe ushqimi i kontaminuar bile besoj që në periudhën që vijon edhe parashikimet e meteorologëve se do të pasoj një periudhë e motit të nxehtë do ta shton probabilitetin edhe më shumë të përhapjes së sëmundjeve infektive, posaçërisht besoj që më dominant do të jenë ato që e tanojnë traktin digestiv, traktin tretës nëpërmjet mekanizmit të përhapjes në mënyrë feko orale, nga sendet e kontaminuar te njeriu, faktikisht nëpërmjet ujit dhe ushqimit”, u shpreh Fadil Cana, Mjek në Klinika Infektive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button