Urgjentisht të ndërmirren masat e nevojshme për mbrojtjen e mjedisit jetësor në viset e vërshuara të Shkupit

 

Java e kaluar ishte java e vërshimeve të mëdha, java që deri tani nuk mbajnë mend qytetarët e Shkupit dhe të rrethinës, me theks të veçantë, vendbanimet Hasanbegë, Straçincë, Haraçinë, Stajkovcë, etj. Kjo javë dot mbahet mend me vërshimet e shumta që shkaktuan dëme të mëdha materiale, si dhe humbje në njerëz.

Përveç kësaj, në këto vendbanime, si rezlutat i vërshimeve të mëdha vjen në shprehje edhe ndotja e mjedisit jetësor, me theks të veçantë ndotja e tre vlerave kryesore ekologjike: ajrit, ujit dhe tokës.

Andaj, u bëjmë apel të gjitha organeve kompetente në mbrojtjen e këtyre vlerave ekologjike, ndotja e të cilëve ven në rrezik jetën e njeriut, jetën e gjallesave, kafshëve, prodhimet bujqësore, përhapjen e sëmundjeve ngjitëse, si dhe pasoja tjera të mëdha marramendëse. Me një fjalë, e ven në rrezik edhe florën, por edhe faunën.

Ndër aktivitetet që duhet të ndërmerren, e që janë me urgjencë, janë: pastrimi i shtëpive dhe i rrugëve nga lloçi dhe hedhurinat; dezinfektimi i të gjitha vendbanimeve të vërshuara; pastrimi i mbeturinave të gjuajtura nga qytetarët të lënë në pragun e derës apo para rrugës; dhënia sa më e shpejtë e ndihmës materiale-financiare qytetarëve me qëllim të përshtatjes së hapësirave për jetë normale; lyerja e shtëpive dhe objekteve tjera të shkatërruara nga vërshimet, që dot shërbej si formë e veçantë e dezinfektimit; vënia në funksionim dhe rregullimi i mirëfilltë i kanalizimeve, me qëllim që ujërat e papastërta e të zeza të shkojnë në vendin e duhur; rregullimi i ujësjellësve, me qëllim që ujë i pijshëm të jetë i arritshëm për çdo qytetarë në çdo moment; rregullimi i shtretërve të liqeneve, dalja nga shtrati i të cilëve ndihmojë dukshëm vërshimet; rregullimi një herë e përgjithmonë i kanalit të mirënjohur në Hasanbegë, mosrregullimi i të cilit po ashtu ndihmoj vërshimet; respektimi i planeve urbanistike, me qëllim që të merren parasysh të gjitha standardet gjatë ndërtimit të objekteve, qofshin shtëpi apo ndërtesa, etj, etj…

Por, përveç masave që duhet ti ndërmarrin institucionet kompetente shtetërore, po ashtu, apeli u drejtohet edhe qytetarëve, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për një ambient të pastër e të shëndoshë, për pastrimin e hapësirave dhe vendbanimeve ku vet ato jetojnë. Aq sa përgjegjësia është institucionale, po aq është edhe personale-individuale për ruajtjen e mjedisit jetësor. Një herë, ky apel korrespondon me dispozitën kushtetuese, edhe atë me nenin 43, i cili u referohet edhe institucioneve shtetërore, por edhe qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Përgjegjësia, qoftë institucionale apo individuale, për këto vërshime është e kamotshme, ngase deri tani tek këto vendbanime fare pak është investuar në infrastrukturë, por edhe tani për fat të keq asnjë institucion nuk e merr përgjegjësinë, ngase “këto vërshime nuk u shkaktuan nga institucionet shtetërore, e as nga individët, por nga faktori kohë”! Në këto vendbanime një kohë të gjatë kanë munguar edhe investimet infrastrukturore, të cilët po qe se dot ishin bërë deri tani, me siguri se dot ishin shmangur shumë nga këto fatkeqësi që erdhën si rezultat i vërshimeve. Parashtrohet pyetja, vallë vënia në funksionim dhe rregullimi i mirëfilltë i kanalizimeve, me qëllim që ujërat e papastërta e të zeza të shkojnë në vendin e duhur; rregullimi i ujësjellësve, me qëllim që ujë i pijshëm të jetë i arritshëm për çdo qytetarë; rregullimi i shtretërve të liqeneve, dalja nga shtrati i të cilëve vazhdimisht rrezikon banorët e këtyre vendbanimeve; rregullimi një herë e përgjithmonë i kanalit të mirënjohur në Hasanbegë, mosrregullimi i të cilit po ashtu vazhdimisht paraqet rrezik për banorët e Hasanbegut; ngritja e vetëdijes tek qytetarët, etj, nuk ka vend për përgjegjësi? Andaj, përgjegjësia është e gjithanshme, institucionale, shoqërore, si dhe individuale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button