Francë, në plazhet e Cannes ndalohet mbajtja e burkinit

Në qytetin Cannes në jug të Francës është marrë vendimi për të ndaluar burkini-n në plazhe, raporton Anadolu Agency (AA).

Burkini është një lloj veshje me këmbë dhe doreza të gjata me kapuç në vend të shamisë, dedikuar për plazh për gratë muslimane që mbajnë hixhab.

Në njoftimin e komunës theksohet se vendimi vjen për të shmangur rrezikun e cenimit të rendit publik.

Javën e kaluar organizimi i planifikuar i Ditës së burkinit në Marseille shkaktoi kritika të ashpra në opinionin francez, por edhe të autoriteteve.

Udhëheqësit e shoqatës Smile 13 e cila ishte organizator i aktivitetit njoftuan se janë kërcënuar. Shoqata Franceze për Luftën kundër Islamofobisë (CCIF) lidhur me këtë rast njoftoi se pishina e marrë me qira është pronë private dhe se nuk kanë shkelur rregullat, ku në ligjet franceze nuk ka rregulla për kodin e veshjes në pishina. Shoqata kishte për qëllim që aktiviteti për anëtarët e shoqatës të mbahet më 10 shtator, mirëpo është anuluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button