LD bën thirrje që të ndërmerren masa mbrojtëse epidemiologjike

Lidhja demokratike, duke iu referuar bisedave me qytetarë nga rajonet e vërshuara dhe në mendime të eksperëtve, tregon për domosdoshmërinë e ndërmarrjes së masave mbrojtëse epidemilogjike, në mënyrë që të parandalohet dukuria dhe përhapja e sëmundjeve ngjitëse.

“Në atë drejtim duhet të shqyrtohet mundësia për dezinfektim të të gjitha automjeteve të cilat hyjnë dhe dalin nga rajonet e rrezikuara, si dhe masa të tjera preventive. Gjithashtu, janë të domosdoshme udhëzime ditore për mbrojtje të popullatës dhe për ata të cilët janë të kyçur në ofrimin e ndihmës, si dhe ndihmë konkrete për parandalim të dukurisë së sëmundjeve”, kumtoi Lidhja demokratike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button