6 ditë pas vërshimeve në Shkup, gjendje alarmante nga rreziku për shpërndarjen e epidemive (FOTO+VIDEO)

Vazhdon të ngelet situata e rëndë në lagjet e Shkupit, ku si pasojë e vërshimeve të 6 gushtit, pothuajse plotësisht janë të shkatërruara, ndërkaq me kalimin e kohës mbeturinat nga përmbytjet, janë kalbur dhe tanimë sipas ekipit mjekësor të Repartit të Dermatologjisë, të cilët dje e kanë vizituar shkollën fillore të fshatit Stajkovë, banorët e ketyre zonave këto ditë po përballen me sëmundje të ndryshme të lëkurës, në mesin e të cilave është edhe zgjebja, raporton Portalb. Vërshime, përmbytje

Banorët e kontaktuar nga Portalb, shprehen se edhe pas gjashtë ditëve, ata janë ende në baltë, ndërkaq si pasojë e kohës së gjatë të mbeturinave që nuk janë pastruar, ata kanë zënë të marrin erë të keqe dhe gjendja është mjaft e rrezikshme për mundësinë e shpërndarjes së epidemive.

“Katastrofë. Ende jemi në baltë. Vet mund ta shihni gjendjen, si tek unë gjithashtu edhe te fqinjët. Mbeturinat vet i pastruam dhe i nxorëm në oborr, kërkuam nga institucionet kompetente që t’i marrin dhe ta pastrojnë vendin, ata thanë se do të mundohen në kohë sa më të shkurtër atë, megjithatë deri më tani ende s’është bërë asgjë. Mbeturinave ka filluar t’u vijë erë e keqe, frikohemi të mos infektohemi nga ndonjë sëmundje. Përveç ushqimit dhe pijeve, gjithashtu na duhen edhe preparate higjienike, dorëza gome, çizme dhe mjete pune për pastrim. E dimë që ka njerëz të mirë në Maqedoni dhe po ndihmojnë, por na duhet ndihmë fizike për të pastruar, por edhe institucionale që mbeturinat të pastrohen dhe të paktën të shpëtojmë nga sëmundjet e mundshme infektive, të cilat janë shumë të rrezikshme për fëmijët, por edhe për ne të rriturit”, shprehet banori nga Hasanbegu.

Ekipi mjekësor i Repartit të Dermatologjisë, apelon që të bëhet evakuimi i banorëve, të largohen nga vendbanimet e tyre gratë shtatzëna, fëmijët dhe njerëzit e sëmurë që të mbrohen nga sëmundjet e njëkohësisht të bëjnë sa më shumë kujdes në higjenën e tyre edhe kur punojnë në teren për pastrimin e shtëpive.

Drejtori i Ambasadës së Fëmijëve “Megjashi”, Dragi Zmijanac,  thotë se tashmë ka organizuar një ekip mjekësor pasi është vërtejtur se gjendja është shumë alarmante.

“Kemi shpërndarë ushqim, materiale higjenike për fëmijët, apelojmë që të evakuohen gratë e fëmijët, ka mundësi të përhapen shumë sëmundje ngjitëse”, thekson Zmijanac.

Nga Klinika për Sëmundje Infektive e Fëmijëve, njoftojnë se ka katër fëmijë të hospitalizuar, që sipas tyre, kanë ardhur me infektime bakteriale.

“I kemi dërguar ekipet tona edhe në shtëpitë në të cilat ka njerëz që nuk mund të lëvizin si pasojë e sëmundjeve kronike. Po bëjmë të pamundurën, që ta kthejmë situatën në normalitet”, tha Angela Mimi – Hristov, nga Klinika për Sëmundje Infektive e Fëmijëve.

Nga Instituti për Shëndet Publik theksojnë se është pritur që sëmundjet e lëkurës të përhapen për shkak të gjendjes në teren. Vullntarët në terren nga dje kanë alarmuar se mes banorëve ka shumë të infektuar nëpër trup derisa u kanë sugjeruar të shkojnë në kontrollë.

Megjithatë, një banor tjetër nga Hasanbegu thotë se fillimisht duhet të bëhet vlerësimi i dëmeve nga Komisioni dhe më pas të hidhen, me ndihmën e organeve kompetente.

“Deri tani nuk na ka ndihmuar askush dhe vet gjithçka kemi pastruar. Askush aspak s’është interesuar, as nuk na kanë pyetur. Kemi pësuar shumë dëm të madh, në makina teknike dhe gjithçka tjetër, kush do ta vlerësojë? Qind për qind janë të shkatërruara, në gjendje të papërdorur. Fillimisht kisha pasur dëshirë që së pari të vlerësohen pastaj të hidhen”, shprehet banori për Portalb, duke shtuar se dezinfektimin e shtëpisë do ta bëjë vetë, sepse nuk pret nga autoritetet që t’i ndihmojnë.

Siç kumtuan nga Qyteti i Shkupit, spërkatja e caktuar për sot është shtyrë për shkak të kushteve jostabile atmosferike dhe erës së fuqishme e cila do ta pengojë fluturimin e aeroplanëve dhe shpërndarjen e mjeteve për dezinfektim. Nga Qyteti rekomandojnë që bletarët t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje të bletëve.

Siç kumtuan nga Qyteti i Shkupit, spërkatja e caktuar për sot është shtyer për shkak të kushteve jostabile atmosferike dhe erës së fuqishme e cila do ta pengojë fluturimin e aeroplanëve dhe shpërndarjen e mjeteve për dezinfektim. Nga Qyteti rekomandojnë që bletarët t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje të bletëve.

Problem tjetër për banorët, gjithashtu është edhe, siç thonë ata ndarja e ndihmave në mënyrë jo të drejtë, ndërkaq disa prej tyre, gjithashtu thonë, se ende askush nga autoritetet nuk ka shkuar, që t’i shohë, t’i pyes se si kanë kaluar nga vërshimet ose a ju duhet diçka, por ata me vetiniciativë të familjarëve, miqve dhe njerëzve qëllim-mirë, po mundohet që ta kthejë situatën në normalitet.

“Deri më tani nuk kemi fituar kurrfarë ndihme nga autoritetet. Me vetiniciativë të familjarëve, miqve dhe njerëzve qëllim-mirë po pastrojmë. Dje kaluan ushtria  me pompa për nxjerrje të ujit, megjithatë ne e kemi nxjerrë ujin nga shtëpia, na duhet t’i pastrojmë mbeturinat”, shprehet banori i Hasanbegut.

Përndryshe, moti i ligë i 6 gushtit, përfshiu tërë Maqedoninë Veri – Perëndimore, por më së tepërmi u prek rajoni i Shkupit. Të reshura të dendura më 6 gusht, ka pasur edhe në fshatrat e malësisë së Tetovës, më së tepërmi në Shikovicë dhe Brodec, por përveç dëmeve materiale nuk ka pasur viktima.

MPB-ja, njofoi se numri i viktimave nga përmbytjet e Shkupit, ka arritur më 22, ndërkaq më shumë se 70 persona të tjerë janë lënduar. Viktimat janë regjistruar, në vendbanimet e Hasanbeg, Stajkovcë, Smillkovë dhe Haraçinë. Edhe pse MPB nuk ka njoftuar se sa persona janë të zhdukur megjithatë, dihet se gati një javë pas përmbytjeve tragjike, akoma nuk është gjetur foshnja 16 muajshe Elif Fejzullahu, e cila po kërkohet në mënyrë intensive. Nga Drejtoria Hidrometereologjike njoftuan se gjatë ditës së vërshimeve, më tepër të reshura të shiut ka pasur në rajonin e Shkupit ku janë matur 93 litra në metër katror.

Më poshtë mund t’i shihni fotot që i ka siguruar gazetarja e Portalbit, Adriana Selmani:

Vërshime, përmbytje

 

Vërshime, përmbytje

Vërshime, përmbytje

Vërshime, përmbytje

Vërshime, përmbytje

Vërshime, përmbytje

LEXO NË LIDHJE ME TEMËN:

Banorët e zonave të përmbytura rrezikohen nga epidemitë

LD bën thirrje që të ndërmerren masa mbrojtëse epidemiologjike

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e vogëlushes Elif Fejzullahu

MPB: 22 të vdekur si pasojë e përmbytjeve në Shkup

“Memoari i zi i Maqedonisë”, këto janë të gjitha fatkeqësitë që kanë ndodhur që nga viti 1951

Infrastrukturë e lënë pas dore- ja tre shkaqet e përmbytjeve

Rekomandime për popullatën në rajonet e vërshuara për mbrojtje nga sëmundjet infektuese

Nga moti i ligë pjesë të vendit pa rrymë, ekipe të EVN­së punojnë në terren

FSK e gatshme ta ndihmojë Maqedoninë

Sanim në rrugën Shipkovicë ­-Brodec e cila u ngujua nga moti i ligë

Disa pjesë të Hasanbegut pas shiut të rrëmbyeshëm (FOTO)

Ja si duken rrugët e fshatit Haraçinë nga shiu i rrëmbyeshëm (FOTO)

Përmbyten Haraçina dhe Hasanbegu (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button