MOB: Dëmtohen shtëpitë e 135 pjesëtarëve të policisë

Shtëpitë e 135 pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme janë dëmtuar gjatë vërshimeve të së shtunës që e përfshiu Rajonin e Shkupit.

MPB sot kumtoi se nuk ka pjesëtarë viktima të Ministrisë ose anëtarë të familjeve të tyre.

“Me qëllim që t’iu ndihmohet kolegëve tanë, ministria dhe Sindikata ngritin shumë aksione. Në vijim është aksioni për mbajtje të pagës të të punësuarve në MPB prej nga 100 denarë, të cilat do të ndahen për të gjithë të punësuarit në MPB të cilët janë dëmtuar nga përmbytjet. SPM me Fondin e solidaritetit në mënyrë shtesë do të ndajë nga një pagë mesatare për anëtarët e pësuar të SPM-së”, thuhet në kumtesë.

MPB-ja dhe Sindikata e policisë së Maqedonisë organizojnë edhe aksion për distribuimin e maskave speciale për mbrojtjen e baktereve dhe viruseve dhe dorezave mjekësore për të gjithë policët e angazhuar të cilët iu ofrojnë ndihmë të dëmtuarve nga vërshimet

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button