Apel për pronarët e kafshëve nga rajonet e përmbytura

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari apelon tek pronarët e kafshëve që të paraqesin kafshët e ngordhura apo të zhdukura tek ky institucion ose tek veterineri i familjes nga shoqata kompetente veterinare me të cilën kanë lidhur marrëveshje.

Agjencia apelon që ata vetë të mos ndërmarrin ngritjen apo heqjen e kafshëve të ngordhura sepse janë burim potencial i praqitjes dhe përhapjes së infektimeve.

Nëse kanë dijeni për kafshë të ngordhura nga vërshimet, qytetarët duhet të informojnë veterinerët zyrtarë të cilët janë në kujdestari nga ekipet e stacionuara në pikat në vendbanimet Inxhikovë dhe Creshovë dhe në shkollat fillore “25 Maji” në Hasanbeg dhe “Cirili dhe Metodij” në fshatin Stajkovc. “Pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për bagëti të imëta, gjedh apo kanakarë shtëpiakë të ngordhur, ata evidentohen duke u bërë njëkohësisht edhe mënjanimi dhe gropimi i tyre me mekanizmin përkatës në lokacion i cili është caktuar nga ana e komunave, që nuk paraqet rrezik as për mjedisin e jetesës dhe as për njerëzit”, njoftoi Agjencia për Ushqim dhe Veterinari.

Ekipe eksperte nga Agjencia, në bashkëpunim me shoqëritë veterinare dhe ndërmarrjet komunale, deri tani nga rajoni i Stajkovcit dhe Hasanbegut kanë kryer tërheqjen, evidentimin dhe mënjanimin pa dëme të 63 dhenve dhe dhive të ngrodhura, 12 derrave, 250 pulave, 160 pëllumbave, dy qenve dhe një maceje si dhe 15 krerëve të gjedhit, një keci dhe gjashtë lepujve.

Në sisitemin inofrmativ veteriner të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, në venbanimet Haraçinë, Bërnjarc, Inxhikovë, Hasanbeg, Smillkovc, Stajkovc dhe Straçinc dhe Creshovë, janë evidentuar gjithsej 365 kultivues aktivë (ku ruhet bagëti e gjallë) me 2.481 krerë gjedhi, 3354 dhen dhe dhi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button