Uji në Hasanbeg i pijshëm, kujdes në Haraqinë, uji i çesmave nuk pihet

Nga Ministria e shëndetësisë njoftojnë se në shumë zona, në Hasanbeg dhe fshatrat përeth, uji për pije është i sigurtë, por kjo nuk vlen ende për banorët e Haracinës, njofton TVM2

Inspektim laboratorik nga kjo Ministri kanë kryer për cilësine e ujit të pijshëm në harmoni me analizat bakteorologkike dhe kimike, në bazë të mostrave, të githa rezultate tregojnë se uji plotëson kushtet për pije.

“Informojmë popullatën nga zonat e rrezikuara të rajonit të Shkupit, lagja e Hasanbegut, lagja e Singelicit, fshati Stakjovc Smillkovc, Creshovë se uji i pijshëm nga rrjeti i ujësjellsësit është i sigurtë dhe mund të shfryrtëzohet  për pije prej sot e tutje. Në Haracinë e cila pjesërsisht është përfshirë nga vërshimet, për fat të keq atje akoma nuk ka ujë të pijshëm për shkak të pompave të vërshuara afër hotelit Belvi”, tha Mihaill Kocubovski, nga Instituti i Shëndetit Publik

Nga Instituti i Shëndetit Publik  thonë se do të vazhdojnë edhe më tej me këshillat për pirje të ujit të sigurtë, higjienën e duarve, mos konsumimin e ushqimit dhe perimeve nga zonat e përmbytura, ndërsa sugjerojnë personat që kanë simptome të diarrese dhe të vjellave  të kërkojnë ndihmën e mjekut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button