Po ”degjenerohen” vajzat apo janë “modernizuar“ nënat

Jemi dëshmitarë të gjithë për dështimin konceptual të feminizmit i cili për synim kishte ngritjen e statusit femëror në tregun e hedhjeve të ideve dhe ballafaqimit të barabartë me anë të argumenteve .

Por ja që me evoluimin e trendit shoqëror e me hyrjen e makijazhit trupor dhe lavazhit truror në modë, këtij fenomeni rruga iu deformua prej përforcimit të intelektit të brendshëm në zbukurimin e pamjes së jashtme, aq sa e pezmatoi kauzën e saj duke degraduar synimin e faktorizimit të qenies femër, deri në atë nivel sa ia humbi edhe produktivitetin e dikurshëm që kryente duke edukuar një brez të tërë gjeneratash që dhanë shumë për shoqërinë edhe atë në sisteme shumë më të vështira se ky sot .

Çfarë nënkuptojmë me fjalën `degjenerim`- do të thotë zhvillim negativ, e ku gjenden ato ndryshime negative tek vajzat të cilat përveç që janë subjekti më i paragjykuar në shoqëri, nuk po mund të merren as me korrigjimin e vetes së tyre prej ndikimit të kafenistëve që me bisedat e tyre lanë gjithë gjininë e kundërt shtatzënë, bile aq shumë ka kaluar kufirin kjo temë saqë për një pjesë të madhe të shoqërisë morali i femrës Nëna-Terezore ka vdekur fare .

Pikësëpari ndryshimet negative mund ti hasim që në komunikimin me anë të veshjes, ku aq shumë janë asimiluar vajzat shqiptare nga influenca e pseudoartisteve, aq sa kanë filluar të mendojnë sipas pamjeve të ekranit e jo më anë të zbërthimit të tyre logjik, debati fillon jo edhe aq pse veshja është e ngushtë, por nga mendësia e pa arsyeshme që me anë të shikimit se `a do të më shikojë ndokush`, humbet qëllimi i sekt i daljes në rrugë dhe, atë për të provokuar të tjerët apo për të dalë me shoqërinë personale ose për ndonjë obligim të caktuar personal .

Kurse në edukimin, pikëpamjet dhe pjekurinë e vazhdueshme të vajzave, nuk është se kanë shumë kompetenca ata, sa kanë përgjegjësi prindërit në radhë të parë, ambienti i degjeneruar që ka infektuar çdo gjë, po ashtu edhe rrethi ku bashkëveprojnë, por mjafton që gjithkush të fillojë ndryshimin me mendësi të shëndoshë, ajo do të ishte gjysma e suksesit.

Kalojmë tek e dyta, a po e keqkuptojnë nënat `modernizmin`, apo u është imponuar t`i hedhin në vetmi fëmijët e tyre, ngase janë të zëna me serialet turke, vallë mospërgjegjësinë edukuese e kanë ngase nuk po shohin dritën në fund të tunelit, ose vajzat e tyre ua mbyllin gojën duke e lidhur çdo veprim të tyre me shkollën, aq sa nënat mendojnë se po studiojnë vajzat astronominë .

Në fakt detyra e prindit do të ishte të përshtatë `foshnjën e rritur` në pjekuri e sipër, me kohën dhe aktualitetin ku jeton, e jo të merr si lirim nga detyra vetëm sigurimin e gardërobës, që do të ndikonte në kurorëzimin me `24 karat` ari apo argjendi, e në fund përfundimin tek pastrimi i banesave të Evropianëve. Por të gjurmojë tek fëmija i saj, të motivojë në vendimet dhe dështimet e tyre, derisa të vlerësojë se atyre u ka arritur mosha për të marrë mbi supe pavarësinë e të organizuarit jetën me logjikën e vet.

Por defekti fillon prej këtu sepse aq shumë është rritur konkurrenca bashkë me xhelozinë nëpër familjet shqiptare në vend, aq sa më shumë bisedohet nëpër shtëpi për familjet më me emër ku do ti vendojnë vajzat e tyre, saqë të bën të mendosh se edhe në modernizëm nënat e kanë adoptuar mendimin tradicional të vendosjes së tyre për fatin e fëmijëve, duke konsideruar bijtë dhe bijat e tyre si pronë private .

Se sa do vazhdojë ky sistem i të edukuarit, nuk e di ndokush, por ndryshimi do të kishte peshë kur nënat përveç dëshirave për ti bërë secila fëmijët mjek e mjeke, të pasur e të pasura, do të mendonin edhe për anën tjetër të medaljes, të udhëzonin vajzat jo për të gjetur njeriun më me nam, por atë që përmban njerzillëk dhe që e mirëkupton evladin apo evladen e saj .

E për në fund shpresojmë se shqiptarët sado kudo të mos marrin gjithmonë dobësitë e sistemeve shoqërore të huaj, por të mësohen të thithin edhe mirësitë e tyre, e që do ti paraprinin vetëdijesimit të kësaj shoqërie të kapluar nga errësira e injorancës .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button