LSM: Shtatë ditë të lira për punëtorët nga rajonet e vërshuara

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kumtoi së bashku me Organizatën e Punëdhënësve të Maqedonisë kanë nënshkruar marrëveshje për ndryshimin e Marrëveshjes së përgjithshme kolektive për sektorin privat nga sfera e ekonomisë me të cilët në rast të fatkeqësisë natyrore numri i ditëve të lira të rritet prej tre deri në shtatë ditë.

Me Marrëveshjen është dhënë edhe mundësi që numri i ditëve të lira në mënyrë shtesë të rritet në rast të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme ose gjendjes së krizës për shkak të fatkeqësive natyrore ose llojeve të tjera të fatkeqësive.

Ndryshimi i tillë i Marrëveshjes së përgjithshme kolektive, siç sqaron Sindikata, është bërë duke i pasur parasysh pasojat nga fatkeqësia natyrore e cila e godit Maqedoninë gjatë ditës së shtunë.

“Me ndryshimet dhe plotësimet e tilla të Marrëveshjes së përgjithshme kolektive për sektorin privat nga sfera e ekonomisë, LSM-ja dhe OPM-ja si partnerë socialë me përfaqësues nga sektori privat, shprehën gatishmëri për të ndihmuar në përballjen me pasojat nga fatkeqësitë natyrore, theksohet në kumtesën e LSM-së.

Për përballje dhe kontroll të zbatimit të Marrëveshjes së përgjithshme kolektive për sektorin privat nga sfera e ekonomisë drejtpërdrejt do të përfshihen dhe do të jetë kompetent Inspektorati shtetëror i punës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button