Porositë e “nënëlokes Shqiptari”

”Bëhu e fortë oj nëna Shqiptari se vëllezërit e motrat tona do t’na vijnë Inshalla vitin tjetër përsëri”.
U zgjua nënëlokja Shqiptari të pastronte shtëpinë qysh në mëngjesin e hershëm të qershorit pasi nga ajo kohë fëmijët e saj fillonin të vinin nga katër anët e botës për një pushim ëndërror, e që mbarimi i saj është i njëjtë me ëndrrën e cila zgjatë pak.
Nënëlokja Shqiptari krahas që priste me mallin e madh fëmijët, nipërit e mbesat e saj që ti vinin aty ku ua kishte bërë kokën, ajo qysh kur rezervuan restorantin e dasmës kishte filluar me përgatitjet për një aheng sa më të mirë të atyre që do fejoheshin dhe martoheshin këtë verë e që është në mbarim e sipër.
E shkreta Shqiptari nuk dinte të fliste asnjë gjuhë tjetër pos asaj gjuhe me të cilën kishte emrin e rrjedhur nga Shqip në Shqiptari, ku në shumë raste vëzhgonte qiellin dhe mallkonte veten duke thënë ”ah e mjera unë si u bëra tani e varfër e kompletuar”, pasi gjuhët e ”pasura” më varfëruan edhe më shumë.
Deri dje bukë e ujë nuk kishim por nuk mungonin pasurit kryesore. nuk kishim shumë por dhuronim, kemi qenë nga 30-40 persona në çdo shtëpi por vetëm njërit zëri i është dëgju.
Nga vreri që nxori kjo nënëloke me realitet të argumentuar mund të marrim mësime të shumta ku disa nga to do i përmend.
Shyqyr Zotit që nënëlokes i erdhën të gjithë shëndoshë e mirë dhe po ashtu edhe ajo si çdo herë i priti me shiun e pashtershëm të saj.
Sikur për disa javë zemra e saj të rrihte rehatshëm por jo pasi atë rahati ia prishën disa cicërima të vockla në gjuhën frenge, gjermane, angleze, greke etje.
“O engjëj të gjyshes flisni Shqip tani se s’po u kuptojë çfarë po thoni” hoqi içik mllefin plaka e shkret, por vdekjen e kërkoi kur djemtë e saj mes vete bënë të njëjtën gjë sikur nipat.
Erdhi koha e namazit nënëlokja u ngrit të merrte abdes, por askush nga 20 personat që kishte tani në shtëpi nuk u lëkund për ti shërbyer plakës pasi ishin të zënë me rrjetet sociale duke mos lënë t’ju ikte asgjë pa parë ose pa lexuar.
Po ashtu një ditë nënëlokja Shqiptari deshi që të gjithë së bashku të shkonin në vizitë te motra e saj gjegjësisht tek halla e tyre por ende pa mbaruar llafin e shkreta plasi zhurma thuajse se u fejua aty dikush duke mos dashur të shkonin pasi edhe ajo ishte plak e rinia pleqtë aspak nuk po i donë bile bile po u bëhen pengesa nëpër shtëpi.
Para se të niseshin për në kurbet nënëlokja arriti ti tubonte të gjithë për t’ua dhënë disa këshille ose amanete, por këtë e bëri pasi u kërkoi të gjithëve që ti lenin anash celularët e tyre ku më pas filloi plaka me amanetet e saja për të gjithë.
O bijtë e mi ju nesër Inshalla do niseni për në mërgim por disa gjëra që as mua nuk mi kanë bërë hallall dhe as un nuk do ua bëjë hallall kurrë keni kujdes se ishit duke i humbur me të madhe.
Gjuhën me të cilën ju kam përkund në djep kishit filluar duke e harruar e shumë më keq për nipat e mbesat pasi ata shumë belbëzonin në gjuhën Shqipe e të huajën e kishin bërë si gjuhë të nënës.
Namazin, agjërimin, lëmoshën, haxhin si dhe gjërat tjera që kanë të bëjnë me fenë tonë mos i leni anash bëni shumë kujdes pasi Allahu ju shikon ngado që jeni.
Mos harroni se edhe ju keni qenë të varfër dikur mos ecni me kryelartësi por dhuroni aq sa keni mundësi pasi pasuri nuk keni pasur Allahu ua ka dhuruar dhe Ai do ua merr përsëri, si dhe mos t’ju verbojë kjo botë duke harruar familjarë, miq e dashamirë, por ti vizitoni e ti kujtoni ata çdo herë.
Ndoshta verën tjetër s’do jem me ju o bijtë e mi por unë kurrë nuk do vdesë nëse më kujtoni mua së bashku me amanetet që po ua lë.
Mos thoni jam ashtu e kështu o bijtë e nënëlokes Shqiptari por mburruni gjithmonë dhe nga do që të shkoni thoni jemi Shqiptar të nënës Shqiptari e kemi flamurin Kuq e Zi flasim gjuhën Shqipe pa asnjë vështirësi.
Nga të gjitha këto që tha kjo loke e shkret urojë të marrim mësim të gjithë si dhe mërgimtarëve tanë të cilët kanë shkuar dhe që do shkojnë u dëshirojë rrugë të mbarë e të rehatshme si dhe mos mërzitje nga ndarja prej prindërve dhe vendlindjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button