Kosovë, Dosja e Shefave VI: Ilhami Gashi, zbatuesi i skemës së Adem Grabovcit (VIDEO)

Në shumicën e paneleve për zgjedhjen e anëtarëve të Bordeve të kompanive publike, agjencive të pavarura dhe institucioneve tjera, Adem Grabovci e delegon Ilhami Gashin. Gashi është i gatshëm të çojë përpara procese edhe atëherë kur Ambasada Amerikane është kundër. Por, paraprakisht i duhet bekimi i Hashim Thaçit.

Gazeta online Insajderi sjell tri biseda telefonike në pjesën e parë të aktiviteteve të Ilhami Gashit.

Ilhami Gashi e kishte në tavolinë kontratën e bashkëshortes së Adem Grabovcit.

Të hënën do ta nënshkruante.

Me këtë akt formal, Adem Grabovci do të merrte “nota pozitive” tek gruaja, e cila do të zinte një pozitë të lartë në kompaninë publike “Ibër-Lepenci”, që drejtohej nga Hajdar Beqa, një mik i ngushtë dhe bashkëpartiak i Grabovcit.

Pas kryerjes së këtij amaneti, Ilhami Gashin, anëtar i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme, e prisnin detyra të reja.

Do të shkonte tek drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni së bashku me Adem Grabovcin për të futur njerëz tjerë në këtë institucion të rendit dhe sigurisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button