Irak, gjatë zjarrit në një spital humbin jetën të paktën 11 fëmijë

Si pasojë e një zjarri në spitalin Yermuk në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, sipas të dhënave paraprake mësohet se kanë humbur jetën 11 fëmijë dhe janë plagosur 10 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi Ministrisë së Shëndetësisë Ahmed el-Redini, ka folur për gazetarin e AA-së duke konfirmuar se “si pasojë e një zjarri të shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në njësinë e lindjes kanë humbur jetën 11 foshnje në inkubator, dhe janë plagosur 10 të tjerë.”

Redini ka vënë në dukje se zjarri është shuar menjëherë me përpjekjet e forcave të zjarrfikësve dhe atyre të sigurisë. Ai ka shtuar më tej se nga zjarri i rënë në këtë njësi janë shpëtuar 28 gra dhe 7 foshnje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button