Si të pengohet një katastrofë e re?

Janë të nevojshme një sër masash në rajonin ku shirat e rrëmbyeshëm sollën dëme të mëdha materiale dhe morën me vete 22 viktima. Ekspertët vlerësojnë se nësë në të ardhmen ndërmerren vetëm një pjesë e masave preventive dëmet do të jenë 10 herë më të vogla nga ato që ndodhen, transmeton Portalb.

Gjeografi Ivica Milevski, profesor nga Instituti për gjeografi, kujton se kjo nuk është hera e parë të kësi moti të ligë.

“Gjithmonë, edhe viteve tjera, Stajkovcki, Hasanbegu, lagjja Cento rrugës për Haraçinë kanë pasur problem dhe për këtë arsye është e nevojshme një qasje e veçantë dhe ekip përkatës që do të propozojë masa preventive në raport me masat për ndërtimtari për të mos ndodhur fatkeqësi të këtilla. Dikush thotë se është normale të ketë dëme pas atij shiu. Po e vërtetë, por të ishin marrur masa në kohë, dëmet do të ishin 10 herë më të vogla nga ajo se çfarë ndodhi”, shprehet Milevski.

Ai shton më tutje se është urgjente pyllëzimi, mbulimi i shpateve të Malit të Zi të Shkupit me bimë, ku krijohen përrenjtë, pastrimi dhe zgjerimi i kanaleve, sigurimin e lirë në rrjedhën drejt lumit, transmeton Portalb.

“Janë të nevojshme një sër masash, janë të nevojshme hapësira të gjelbërta, korridore ku do të bëhet kullimi, ndërrimi kanalizimit aktual me të kanalizim që do të pranonte masë më të madhe të ujit”, theksoi Milevski.

Profesori porositë që këto masa duhet patjetër të ndërmerren, sepse, sipas tij, shira pritet të ketë edhe në vjeshtë, gjatë muajit nëntor, jo të këtij intensiteti por që do të jenë të forta./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button