Propagandë në fatkeqësi!

[Recension: E gjithë BDI-ja në Hasanbeg]

Gazetarët dinë t’u japin konotacione të ndryshme ngjarjeve ditore, aq më tepër kur bëhet fjalë për diçka jo aq serioze. Megjithatë, këtu ekziston një vijë e kuqe e cila duhet respektuar në profesion, duke përfshirë këtu fatin e dikujt tjetër. Nuk guxon dhe nuk duhet të ndodhë që edhe në fatkeqësi masive natyrore, tekstet të përgatiten nga autorë të panjohur, por për qëllime të njohura. Në këtë rast, kemi të bëjmë me një propagandë, një tekst i cili pa fije përgjegjësie profesionale, harron një numër të madh të qytetarëve që pësuan dëme dhe favorizon një grup funksionarësh me qëllim të përfitimit të pikëve politike.

Në rastet kur kemi të bëjmë me katastrofa natyrore, rëndësi ka fati i të prekurve nga tragjedia, e jo roli i atyre që e kanë detyre të jenë pranë viktimave.  Në këtë rast bëhet e kundërta, duke propaganduar për një subjekt përkundër qindra të prekurve nga kjo tragjedi.

Pas përmbytjeve në Hasanbeg kryetari i BDI-së ka urdhëruar që gjithë BDI-ja deputet, ministra, kryetar komunash dhe shumë funksionarë të tjerë të jenë në shërbim të popullatës në vendbanimet e prekura nga vërshimet në qytetin e Shkupit, njofton TetovaSot.

E gjithë BDI ja në Hasanbeg screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “E gjithë BDI-ja në Hasanbeg”
Data dhe koha e publikimit: 07.08.2016
Data e recensionit: 08.08.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Me këtë veprim, autori ka thyer rregullat bazë të profesionit, duke shkelur disa pika nga Kodi etik i gazetarëve, edhe atë si vijon:

“Mënyra e informimit në rastet e fatkeqësive, katastrofave natyrore, luftërave, tragjedive familjare, sëmundjeve, proceseve gjyqësore duhet të jenë të çliruara nga senzacionalizmi”, Kodi etik i gazetarëve, pika 8.
Gazetari e ka për detyrë të respektojë dhimbjen dhe zinë personale”, Kodi etik i gazetarëve, pika 7, paragrafi 2.

Për momentin në teren janë  janë Izet Mexhiti, Artan Grubi, Bekim Neziri, Rafiz Adili, Arbër Ademi, Driton Kuçi, Bekim Maksuti, Bekim Murati, Rexhail Ismaili si dhe veteran të UÇK-së.

Në lexim të parë, që nga titulli e deri tek fjala e fundit, duket sikur teksti të jetë përgatitur nga subjekti, i cili favorizohet në këtë artikull. Me këtë kontekst, i bie se autori ka marrë rolin e personit përgjegjës për marrëdhënie me publikun në këtë subjekt. Ndoshta edhe do të ishte në rregull në një lajm, mes tjerash, të njoftohej edhe për vendimin e kreut të BDI-së. Por kur jepen edhe detajet e vendimit dhe prezencës së personave nën urdhrin e të lartpërmendurit, atëherë nuk kemi të bëjmë me lajm.

Siç thonë për portalin TetovaSot funksionarët e BDI-së do të qëndrojnë gati çdo minut me familjet të cilët kanë humbur të afërmit e tyre dhe ato familje që kanë dëme materiale. /TetovaSot/

Teksti nuk është i strukturuar dhe formësuar sipas standardit profesional-gazetaresk. Kjo dëshmon edhe më tepër qëllimin propagandistik të tij. Përveç që nuk ka një hyrje të mirëfilltë, nuk ka as trup lajmi e as sfond, që do të shpjegonte më në detaje për atë se çfarë ka ndodhur dy ditë më parë në Hasanbeg dhe rrethinë, numrin e viktimave, dëmet materiale dhe organizimin dhe veprimet e ndërmarra prej institucioneve shtetërore.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button