Qarkorja Shkup lëshohet për qarkullim në të dy drejtimet
Qarkorja Shkup e cila u mbyll pas stuhisë të shtunën, sot pasdite prej orës 17:55 u lëshua për qarkullim në të dy drejtimet, kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
LAMM informon se ka pjesë të korsisë që janë të dëmtuara dhe aty janë vendosur shenja komunikacioni për rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes së automjeteve.
Komunikacioni në të gjitha rrugët e tjera shtetërore zhvillohet pa ndalesa, vende vende nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.