Erdogan takon homologun Putin, në fokus marrëdhëniet mes dy vendeve

Presidenti Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në takimin me presidentin e Rusisë Vladimir Putin, tha se “Rajoni ka pritje nga ne në aspektin politik. Besoj që solidarizimi mes nesh do të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve në rajon”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Jemi shumë të lumtur që me bashkë me këtë vizitë do të nisim edhe takimet e këshillit të nivelit të lartë këshillimor, radhën për të cilën e kemi ne. Në mesin tonë në tryezë kemi shumë marrëdhënie dypalëshe, të cilat rajoni nga pikëpamja politike ka pritshmëri për ne. Besoj se solidariteti ynë do të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve në rajon”, ka theksuar Erdogan.

Erdogan, duke cekur rëndësinë e marrëdhënieve Turqi-Rusi u shpreh më tej se “Besoj se me hapat e hedhur tani dhe ato që do të hedhim më pas do të hyjmë në një proces shumë më të ndryshëm. Biseda juaj si lider menjëherë të nesërmen pas tentativës për puç më 15 korrik ka lumturuar edhe delegacionin edhe popullin tonë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button