Kosovë: Arrestohet deputeti Driton Çaushi

Çaushi hodhi pak më herët një bombolë të gazit lotsjellës gjatë kohës sa Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme po shqyrtonte marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Deputeti i Vetëvendosjes, Driton Çaushi, është arrestuar nga zyrtarë të Policisë së Kosovës para pak çastesh, duke dalë nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës.

Çaushi hodhi pak më herët një bombolë të gazit lotsjellës gjatë kohës sa Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme po shqyrtonte marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

…………………………………………………………………………………………………………………………………………………..

Lëvizja Vetëvendosje, përmes deputetit, Driton Çaushi ka përdorur sërish gazin lotsjellës në Kuvend, kësaj radhe në mbledhjen e Komisionit për punë të Jashtme, si masë kundërshtimi ndaj ratifikimit të Marrëveshjes me Malin e Zi për Demarkacionin e kufirit.

Ky Komision diskutoi për më gjatë se një orë projektligjin e Qeverisë së Kosovës për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi dhe në momentin kur pritej të votohej që i njëjti t’i procedohej Kryesisë së Kuvendit për procedurat e mëtejshme, Çaushi hodhi gazin lotsjellës, metodë kjo që po përdoret nga ky subjekt politik që nga shtatori i vitit të kaluar.

Vetëvendosje ka paralajmëruar se nëse Kuvendi ratifikon këtë Marrëveshje, atëherë kundërshtimi i saj do të jetë me masa radikale që do të mund të reflektojnë në gjendjen e gjithanshme të sigurisë në vend. (REL)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button