Sa ftohtë bën në SHBA? Aq sa i arratisuri kthehet vetë në burg
Një i dënuar i arratisur nga burgu në Kentucky, është ktheyr vullnetarisht në burg për shkak të ftohtit.
Robert Vick përfitoi nga minimum i sigurisë në Lexington dhe u arratis të shtunën, por u kthye të hënën pasi temperaturat u ulën nën zero (temperatura në Lexington ishte -20).
Zyrtarët thonë se i dënuari shkoi në një motel dhe i kërkoi punonjësit të lajmëronte policinë pasi kishe kaluar një natë në një shtëpi të braktisur.
Zëdhënësi i policisë së Lexington tregon se 42-vjeçari kishte shprehur një dëshirë të tillë pasi donte t’i shpëtonte ajrit polar.
Menaxheri motelit, Maurice King thotë se, fillimisht kishte kujtuar se Vick ishte i çmendur. “Ai tha: Mund të thërrasësh policinë?” E pashë dhe mendova se ishte i çmendur.”
Ndërsa një zëdhënës i burgut tha se Vick ishte i veshur me pantallona dhe xhaketë të burgut kur u arratis./ Shekulli