Ushtria e Sirisë sulme në një zonë banimi në Idlib, disa të vdekur

Si pasojë e sulmit me bomba vakum që aeroplani ushtarak i ushtrisë së Sirisë e ka organizuar në një zonë banimi në Idlib që është nën kontrollin e opozitarëve, kanë humbur jetën pesë persona, ndërsa 12 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën për gazetarin e AA-së, zyrtarët e mbrojtjes civile theksuan se aeroplani ushtarak i ushtrisë ka sulmuar me bomba vakum lagjen el-Sevre në Idlib, që gjendet nën kontrollin e opozitarëve të qeverisë.

Zyrtarët njoftuan se si pasojë e sulmit kanë humbur pesë civilë, ndërsa 12 të tjerë janë plagosur, prej të cilëve një nga ekipi i mbrojtjes civile, duke shtuar më tej se sulmi ka shkaktuar rrënimin e tërësishëm të një ndërtesë, ku ekipet e mbrojtjes civile po punojnë për gjetjen e personave të ngelur nën rrënoja.

Mësohet se të plagosurit nga sulmi janë dërguar për trajtim në spitalet në qytet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button