Pothuajse 300.000 persona e humbën jetën në luftën në Siri

Në konfliktin sirian, i cili zgjat për pesë vjet, deri më tani jetën e humbën mbi 290.000 persona, kumtoi sot Observatori sirian për të drejta të njeriut.

“Nga marsi i vitit 2011, kur filloi përleshja, deri në fund të korrikut të këtij viti në Siri jetën e kanë humbur gjithsej 292.817 persona”, theksohet në kumtesën e Organizatës me seli në Londër.

Numri është për rreth 10.000 persona në krahasim me bilancin e publikuar paraprak të viktimave në luftën në Siri, që Observatori e publikoi më 26 maj.

Në mesin e të vrarëve 84.472 janë civilë, prej të cilëve 14.711 fëmijë dhe 9.520 gra.

Në kumtesë theksohet se në luftë jetën e kanë humbur 104.656 luftëtarë proqeveritarë, duke i përfshirë 57.909 ushtarë dhe 1.306 militantë të lëvizjes libaneze shiite Hezbollah, 50.548 kryengritës si dhe 49.547 xhihadistë. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button