Kufomat në morgun e Butelit, nuk jepen vërtetimet

Gati 40 orë pas përmbytjeve, familjet e 15 viktimave ende nuk munden ti marrin trupat e familjarëve të tyre. Njerëzit që kanë humbur fëmijë, gruan, vëllezërit, motrat presin në dëshpërim nga një shkak i vetëm banal, pasi autoritetet nuk u japin letër mjekësore mbi shkaqet e vdekjes.

Brenga e dyfishtë që i gjeti këta njerëz, sipas deklaratave të tyre, ka të bëj me lëshimet që në fillim të hetimit, identifikimit dhe përcaktimit të shkakut të vdekjes nga ana e institucioneve kompetente. Deri në këtë moment askush nuk ka ardhur ti vizitojë para morgut të Butelit, ku presin leje dhe pse siç thonë ata vetë Prokuroria dhe Ministria e Shëndetësisë gjatë gjithë kohës ia hedhin topin njëra tjetrës- se cila duhet t’u jap një vërtetim mjekësor.

Alsat M u drejtua deri tek institucionet kompetente se pse njerëzit menjëherë nuk i kanë marrë dokumentet e nevojshme. Nga Instituti i mjekësisë ligjore vetëm njoftojnë se plotësisht është hequr protokolli në të cilin Maqedonia është obliguar edhe para institucioneve ndërkombëtare. Apo pyetja më e saktë është nëse në përgjithësi janë përgatitur ekipe për identifikim sipas rregullave të Interpolit ndërsa trupat është dashur të dërgohen në mjekësinë Ligjore e jo direkt në morgun e Butelit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button