Memorandum bashkëpunimi i OEMVP- së me Odën Ekonomike Italiane  – Maqedonase

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore më datë 05 Gusht 2016 (E premte) realizoi takim me Odën Ekonomike Italiane – Maqedonase për thellimin e bashkëpunimit të mundshëm në mes dy odave. Ky takim i paraprinë kontakteve të mëhershme që dy Odat i kanë filluar. Ashtu siç është dakorduar më herët, në takim për së afërmi u informuan të dy Odat mbi kapacitetin e bizneseve dhe mundësive që ekzistojnë për bashkëpunim.

Delegacionin nga Italia e kryesoi z.Enrico Petrella, kryetar i Odës Ekonomike Italiane- Maqedonase, i cili njëherit falemenderoi për kohën dhe interesin, pasiqë aktivitetet e OEMVP-së janë shumë të rëndësishme për Odën Ekonomike Italiane – Maqedonase.

Nga ana e OEMVP-së, delagcionin e kryesoi z. Nebi Hoxha, kryetar i Odës me disa anëtar të këshillit drejtues dhe afarist.

Gjatë takimit u shtruan disa ide konkrete për bashkëpunim në industri të ndryshme siç është industria e përpunimit të qumështit, turizmit, ndërtimtarisë, prodhimin e energjisë elektrike, poashtu për disa veprimtari kur nuk është i mundur bashkëpunimi të krijohet mundësi për franshizim.

Takimi përfundoi me nënshkrimin e memorandumit për bashkëpunim nga të dyja palët, me besim të plotë që në të ardhmen do realizohen aktivitete të përbashkëta për interesa të dyanëshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button