SHBA, protestë kundër dhunës policore ndaj afro-amerikanëve

Në Chicago të SHBA-së është protestuar për vrasjen e të riut afro-amerikan Paul O’Neal nga policia gjatë arrestimit. Protestuesit pas protestës e cila zgjati afërsisht 4 orë kanë bllokuar bulevardet dhe urat më të frekuentuara të qytetit, raporton Anadolu Agency (AA).

Protestat e mbajtura që nga momenti i ndodhjes së ngjarjes më 28 korrik e deri tani në Chicago vazhdojnë me pjesëmarrjen e grupeve të ndryshme etnike.

Qindra persona të mbledhur në parkun Millennium, kanë marshuar për të protestuar për vrasjen e O’Neal dhe kundër dhunës së policisë amerikane ndaj afro-amerikanëve.

Gjatë marshimit janë mbajtur pankarta me mbishkrimet “Drejtësi për Paul O’Noel”, “jo terrorit të policëve racistë” dhe “Amerika nuk ka qenë kurrë e përkryer”.

Gjithashtu protestuesit kanë mbajtur në duar edhe fotografitë e afro-amerikanëve të vrarë nga policia amerikane dhe kanë brohoritur me sloganet “Edhe jeta e afro-amerikanëve është e rëndësishme”, “Kam ngritur duart mos qëllo” dhe “nëse nuk ka drejtësi nuk ka dhe paqe”.

Protestuesit të cilët kanë marshuar drejt bulevardit Michigan që është edhe një prej simboleve të qytetit, për një kohë të shkurtër janë ulur nëpër kryqëzimet dhe urat. Protesta e cila ka ndikuar negativisht edhe në trafikun në Chicago ka përfunduar aty ku filloi në parkun Millennium me kapjen dorë për dore të protestuesve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button