Zaev: Nuk është koha për zënka nëpër rrjetet sociale, koha është t’u ndihmojmë qytetarëve

Lideri i LSDM-së dhe kryetari i Komunës së Strumicës, Zoran Zaev, mbrëmë në konferencë për shtyp ka shprehur ngushëllime deri te familjet e personave që humbën jetën si pasojë e vërshimeve në nantën e të shtunës në Shkup dhe rrethinë, dhe ka  dërguar apel deri te qytetarët se “tani nuk është kohë për zënka nëpër rrjetet sociale dhe kërkim të fajtorëve”, por është kohë “t’i ndihmohet Shkupit dhe shkupjanëve”, njofton Portalb.

Ai informoi se sot do të mbahen seancë e jashtëzakonshme e Këshillit të Komunës së Strumicës, në tëcilën do të sillet vendim për zbatimin e masave dhe aktiviteteve për mbledhjen dhe dërgimin e ndihmave deri te familjet e prekura dhe institucionet e Shkupit dhe rrethinës, por edhe të rajonit të Tetovës.

“Dua që me këtë rast, të ndajë ngushëllimet e mia me familjet e të prekurve, në emrin tim personal, por edhe në emër të të gjithë qytetarëve të Strumicës. Dua që diçka e tillë kurrë të mos përsëritet. Apeloj deri te qytetarët të përmbahen nga zënka në rrjetet sociale, por edhe ndaj vendeve të ndryshme të qytetarëve që janë të prekur nga vërshimet. Për këtë qëllim, me propozim tim, do të mbahet seancë e jashtëzakonshme e Këshillit të Komunës së Strumicës, në të cilën do të sillet vendim për zbatimin e masave dhe aktiviteteve për mbledhjen dhe dërgimin e ndihmave për familjen e prekura në Shkup dhe rrethinë, por edhe në rajonin e Tetovës”, tha Zaev. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button