Kurc: Nuk guxojmë të pranojmë shkeljen e të drejtës

­ Ministri i Punëve të Jashtme i Austrisë Sebastijan Kurc sot në mënyrë indirekte e kritikoi kancelaren gjermane Angela Merkel, duke porositur se e konsideron për problematike insistimin e marrëveshjes me Turqinë për refugjatët, ndërsa në këtë rast duke e injoruar shkeljen e të drejtave themelore në atë vend.

“Bashkimit Evropian i nevojitet politikë evropiane ndaj refugjatëve dhe vetë duhet t’i mbrojmë kufijtë e saj të jashtëm”, potencoi Kurc në intervistën për gazetën vjeneze “Esterajh”, duke u përgjigjur në konstatimin se Merkeli, pas gjithçka duket, insiston në marrëveshjen me Turqinë.

Kurc shfaqi bindje se do të vijë deri te prishja e marrëveshjes me Turqinë, duke plotësuar se ai nuk është për atë që Ankarasë t’i shihet nëpër gishta gjatë përmbushjes së kritereve për marrjen e liberalizimit të vizave.

“Turqia tashmë paralajmëroi se nuk do t’i përmbushë të gjitha kushtet dhe me tkëtë nuk është e qëndrueshme marrëveshja me atë vend”, konsideron shefi i diplomacisë austrike. “E mbështes kancelarin Kristijan Kern se anëtarësimi i Turqisë në BE ësht utopi. Viteve të kaluara Turqia gjithnjë e më shumë po largohet nga vlerat e BE­së. Pas grusht shtetit të pasuksesshëm kemi arrestime masovike dhe kërcënime ndaj politikanëve kundërshtarë, që nuk është në pajtim me vlerat themelore të BE­së. Nu guxohet të lëshohet pe kur janë në pyetje vlerat themelore”, potencon Kurc.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button