BE: Jemi të gatshëm të ndihmojmë për ballafaqim me pasojat nga moti i ligë

Bashkimi Evropian sonte tregoi gadishmëri që t’u ndihmojmë autoriteteve të Maqedonisë në ballafaqimin me pasojat nga moti i ligë në rajonin e Shkupit dhe të Tetovës.

“Në këto momente të rënda, BE është e gatshme t’u ndihmojë autoriteteve përmes Mekanizmit për mbrojtje civile të Unionit npëse një ndihmë e tillë është e nevojshme”, theksohet në kumtesën e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup.

BE u shpreh ngushëllim më të thellë familjeve që i kanë humbur më të dashurit e tyre gjatë vërshimeve dhe shfaq shpresë për shërim të shpejtë të të gjithë të lënduarve.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button