Kasami ngushëllon banorët e Shkupit

Letër ngushëllimi për përmbytjet e mbrëmshme në Shkup ka shkruar edhe kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

“Duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave të Hasanbegut dhe vendbanimeve të tjera përreth për humbjen e të dashurve të tyre, dua të bëj thirrje te të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që sot të solidarizohen me Hasanbegun, Haraçinën, Straçincën, Stajkovcën etj”, thuhet në letrën e tij.

Sipas tij, megjithëse ka vend për plot vërejtje ndaj autoriteteve që kaq vite nuk kanë ndërmarrë diçka që ta parandalojnë këtë katastrofë, sot nuk është koha për këtë temë.

Ai fton të gjithë, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, religjioz e politike, që të bashkohemi dhe solidarizohemi me këta banorë, të ndihmojmë me gjithçka që mundemi, fundja t’i vizitojmë, t’i ngushëllojmë dhe të solidarizohemi me ta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button