Sarandë, turistja norvegjeze gjendet e vdekur në hotel, nuk dihen shkaqet

Një turiste norvegjeze është gjetur e vdekur mëngjesin e sotëm në hotel. Mësohet se viktima është shtetasja Brigitte Fratzke, 57 vjeçe.

Gruaja është gjetur pa shenja jetë nga të afërmit, ndërsa nuk dihet arsyeja.

Një grup hetimor është ngritur menjëherë për rastin dhe forca të shumta të policisë së Sarandës ndodhen në hotelin ku qëndronte 57-vjeçarja. Trupi i saj është transportuar në morg, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e vdekjes, raportojnë mediat në Shqipëri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button