Hakerët izraelitë erdhën deri te lista me caqet e Shtetit Islamik

Kompania TI izraelite hakoi kanal mbrojtës, përmes të cilit organizata terroriste Shteti Islamik i ka këmbyer informacionet, transmeton Tanjug­u.

Të punësuar në kompaninë izraelite për mbledhjen e informacioneve në hapësirën kibernetike “Insaits”, e specializuar për kërkim të të dhënave në të ashtuquajturën “zona e zezë” kanë arritur me emra të huaj të hyjnë në grupin e mbyllur prej 500 ithtarëve të SHI­së, ku kanë gjetur dhe drejtime për sulme të reja terroriste.

SHI, sipas rregullës nuk jep drejtime konkrete për kryerjen e sulmeve terroriste, thekson “Sputnjik” dhe saktëson se në vend të kësaj, organizata shpall kumtesa për sulme të reja me karakter të përgjithshëm, duke ditur se ka numër të mjaftueshëm të atyre të cilët do të përgatitën t’i kryejnë. Sipas informacioneve nga firma izraelite, para tre muajve është publikuar listë e caqeve të dëshiruara, ku është gjetur edhe kisha në Normandi, e cila më vonë ishte cak i sulmit.

Në grupin e mbyllur të ithtarëve të Shtetit Islamik mund të hyhet vetëm me rekomandim të ndonjë anëtari të grupit. “Sputnjik” thekson se para do kohe është publikuar listë e re me caqe me koordinata konkrete, ndërsa në të ndodheshin aeroporte të cilat ushtria amerikane e përdorë për bombardimin e caqeve të SHi­së në Lindjen e Afërt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button