Shkup, moti i keq: Ja si duken rrugët (VIDEO)

Ekipet e Shtabit për siguri dhe shpëtim të qytetit të Shkupit intervenojnë për t’u pastruar rrugët e bllokuara nga reshjet e shiut, informojnë nga qyteti, transmeton Portalb.

“Për momentin të gjitha ekipet e Shtabit janë në terren dhe po punojnë për ta lehtësuar komunikacionin” thuhet në kumtesën e qytetit të Shkupit.

Nga aty apelojnë qytetarët të mos dalin me automjete derisa nuk krijohen kushte për qarkullim të lirë në komunikacion.

Portali “Meteopro” shkruan se moti i sotëm në Shkup ishte më i keqi përgjatë këtij viti. Vetëtima të forta janë shënuar gjatë orës 17-19, numri i tyre ka arritur deri në 800, në Shkup dhe rrethinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button