Bie dukshëm mbështetja për Angela Merkel

Sulmet e fundit në Gjermani dhe politika e dyerve të hapura ndaj refugjatëve kanë ndikuar që mbështetja për kancelarin e Gjermanisë, Angela Merkel, të bie dukshëm brenda vetëm një muaji, dëshmuan anketat më të reja në Gjermani.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, po përballet me një rënie të dukshme të popullaritetit të saj, në radhë të parë kryesisht për shkak të politikës së saj ndaj refugjatëve.

Këtë e dëshmoi rezultati i anketës më të re, të bërë pas sulmeve të fundit në Gjermani.

Anketa e bërë nga televizioni ARD dëshmoi se 47 për qind e të anketuarve u shprehën të kënaqur me punën e Merkelit, një rënie prej madje 12 për qind në krahasim me mbështetjen që kishte kancelarja gjermane në anketën e bërë muajin e kaluar.

Është kjo rezultati i dytë më i keq i Merkelit në anketa që nga rizgjedhja e saj për kancelare, në vitin 2013, ndërsa rezultati më i keq ishte ai në shkurt të këtij viti, kur vetëm 46 për qind e gjermanëve theksuan se janë të kënaqur me punën e gazetares.

Në anketën më të re, vetëm 34 për qind e të anketuarve deklaruan se janë të kënaqur me politikën e dyerve të hapura të Qeverisë ndaj refugjatëve./21Media

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button