Ndërmarrjet e akuzuara të “Transportuesit”, përsëri janë zgjedhur në tenderin e ri

Prokuroria Speciale Publike (PSP), ka dëshmi të reja në rastin me transportimin e nxënësve “Transportuesi”, në të cilin si i dyshuari i parë është kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski, brifojnë nga kjo prokurori për “Meta”, transmeton Portalb.

Sipas informatave të tyre, PSP ka dërguar rreth 30 kërkesa të reja për ekspertizë të dokumentacioneve në shkollat në Manastir, Ministrinë e Financave dhe në transportuesit e dyshimtë.

Manipulimet më të mëdha, sipas PSP-së, janë bërë në tenderët në vitin 2009 dhe 2011. Sipas ligjit për transport, është e ndaluar që të përzihen transporti komunal me atë të nxënësve.

Ashtu si[ njofton “Meta”, thuajse të gjitha ndërmarrjen të akuzuara për keqmenaxhim me transportin e nxënësve në Manastir në rastin  “Transportuesi”, të cilin e ka hapur PSP në prill të këtij viti, përsëri kanë fituar tender për transport të nxënësve.

Rasti “Transportuesi” – 22 të dyshuar në rastin e PSP-së “Transportues”, për 11 kërkohet paraburgim

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button