Kërkesë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Mianmar

Zyrtarët lokalë kanë kërkuar nga qeveria shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të sëmundjes së pa diagnostikuar e cila ka shkaktuar humbjen e jetëve të 38 personave në veri të Mianmarit, raporton Anadolu Agency (AA).

Kay Sai, drejtuesi lokal i zonës Naga në një deklaratë për gazetarin e AA ka theksuar se që nga fundi i korrikut e deri tani në fshatrat Nanyon dhe Lahe kanë humbur jetën 38 persona nga të cilët shumica prej tyre fëmijë si pasojë e një sëmundjeje të ngjashme me fruthin dhe e cila nuk është diagnostikuar.

Ai ka theksuar se situata është shumë serioze dhe se në fshatin Lahe ndodhet vetëm një mjek. Ndër të tjera Kay Sai ka bërë të ditur se në rajon nuk është dërguar ekip shëndetësor nga qeveria.

Ndërsa Athong Makury, një prej zyrtarëve të këshillit të zonës Naga, duke u shprehur se qeveria e Mianmarit duhet të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në rajon, ka theksuar se për të marrë nën kontroll situatën presin ndihma emergjente në Naga.

Parashikohet se afërsisht 200 persona janë prekur nga kjo sëmundje në rajon. Naga e cila ndodhet në një zonë malore në vend, ndodhet në mesin e rajoneve më të varfëra të vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button