Policia sulmon një ngjarje të homoseksualëve në Uganda, arreston 15 persona

Policia e Ugandës e ka bastisur një klub nate ku një ngjarje e Gay Pride po mbahej duke arrestuar 15 persona, dhe duke i akuzuar ata për organizimin e një tubimi ilegal dhe promovimin e homoseksualizmit.

Kështu ka thënë sot për Reuters një aktivist për të drejtat e njeriut, përcjell Express.

Homoseksualët dhe lesbiket përballen me armiqësi të konsiderueshme në Ugandën goxha konservatore në Afrikën lindore, e cila është njëra nga 37 vendet ku homoseksualizmi është i paligjshëm.

Ata shpesh jetojnë jetë të fshehtë, plot frikë se duke zbuluar orientimin e tyre seksual mund të nxisin turp dhe armiqësi nga familjet dhe miqtë, apo mund të rezultojnë në humbjen e vendit të punës apo edhe banesës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button