Forumi i gruas i Lëvizjes Besa në aksion për ta mbrojtur të drejtën e votës (VIDEO)

Mobilizohet në maksimum edhe Forumi Gruas i Lëvizjes BESA për aksionin “Jam ✔otues”.

Ditë më parë Lëvizja BESA ishte zotuar publikisht se do të fillojë të realizojë një aksion të gjerë për të shpëtuar votuesin shqiptar, për shkak të mundësisë së fshirjes nga lista e shpallur me 40 mijë persona të kontestuar nga KSHZ.

“Thamë se aktivistët e BESËS do ta kontaktojnë secilin votues të asaj liste dhe do t’ia dorëzojnë një fletushkë me udhëzime se si të rikthehet në listën e votimit, por edhe t’i ndihmojnë që ai ta realizojë këtë detyrë. Me këtë rast, sot Forumi i Gruas së Lëvizjes BESA, në shumë lagje të Çairit kanë shpërndarë fletushkat “Jam Votues” si dhe kanë ndihmuar qytetarët që të regjistrohen në listën zgjedhore”, thuhet në kumtesën e partisë”.

Nga aty thonë se ky aksion është mirëpritur jashtëzakonisht mirë nga ana e qytetarëve, pasi që janë tej mase të zhgënjyer dhe të mllefosur me pushtetin aktual VMRO – BDI, që gjatë natës të fshinë nga lista zgjedhore, ndërsa gjatë ditës bëhen gjoja se duan të të mësojnë se si të regjistrohesh.

13664277_10208425586491043_1407217147_n

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button